Qeveria në largim miraton rregullat për kompensimin e pronarëve

redaktor

Këshilli i ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2013”

Ky vendim u miratua në kuadër të një praktike të konsoliduar 7- vjeçare të kompensimit në të holla të subjekteve të shpronësuar.

Vendimi, duke marrë për bazë propozimet dhe sugjerimet e bëra nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për krijimin e një skeme të re të drejte dhe jodiskriminuese kompensimi, është në të njëjtën strukturë të miratuar edhe në vitin 2012. Pra, kriteret që duhet të plotësojnë subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është e njohur për kompensim, që të kompensohen janë:

• Vendimi i i njohjes së pronës dhe i të drejtës së saj për kompensim të jetë përfundimtar, pra të mos jetë në proces trajtimi administrativ apo gjyqësor dhe të jetë i ekzekutueshëm.

• Vendimi me të cilin aplikohet të mos jetë trajtuar më parë me kompensim si në të holla, ashtu edhe fizik.

Ky vendim së pari krijon mundësinë e kompensimit për subjektet e shpronësuara, prona e llojit truall e të cilëve është njohur për kompensim pavarësisht faktit nëse kanë përfituar kthim në të njëjtin vendim apo në vendime të tjera për të njëjtin subjekt, gjithnjë duke respektuar radhën kronologjike nisur nga numri dhe data e vendimit bazë me të cilin aplikohet.

Së dyti, për të përfituar kompensimin e pronës është e domosdoshme që vendimi i dhënë të jetë përfundimtar dhe i ekzekutueshëm. Sipas këtij vendimi nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara , që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin më të cilin aplikojnë. Ky kufizim është i nevojshëm me arsyetimin, që fillimisht duhet të përfitojnë edhe subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre ligjorë, të cilët nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme.

Së treti, kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim.

Share This Article
2 Comments
  • Tani ti o zagar Berishe miraton rregulla per kompesim pronash? Ku ishe deri tani O QEN i ndyre,lapashan apo ishe zene me hajdutlleqet tende dhe te soj e sorollopit. Pac fat ne rrugen tende te mutit ..

  • Eshte paturpsi qe tani te meret nje inisjative e tije .Nga 1993 e deri tani familjare te mi dhe shume te tjere qe njohe kane paguar leshte e kokes dhe nuk kane azgje ne dore .Nga kjo Qeveri ne ikje do te ishte e ndershme qe te bashkepunoje per te nxjerrin ligjin qe eshte ne perputhje me te drejtat tona te pronesise se trasheguar.Po jane kaq te preokupuar te na njohin te pakten parate qe u kemi mbushur xhepat e pista gjate berjes se dokumentacjoneve pambarim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *