Sezoni i ardhshëm turistik do ta gjejë Shqipërinë me një paketë turistike të ngjashme me atë të Malit të Zi, në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë të huaj. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, tha se është duke u bërë ligji i ri i turizmit, i cili do të vendosë standarde të ashpra për licencimin e operatorëve turistikë në Shqipëri si dhe po shihen mundësitë e krijimit të linjave ajrore “Low Cost”, në mënyrë që edhe çmimi i paketës të jetë konkurrues me rajonin. Për palën malazeze ajo që është më e rëndësishme në fuqizimin ekonomik të rajonit është ndërtimi i infrastrukturës së përbashkët. Nëse vendet e rajonit bëhen bashkë për të thithur fondet që do të japë shumë shpejt BE për projektet e përbashkëta, atëherë kjo do të rriste mirëqenien e të gjithë qetarëve.
“Ideja është që të gjitha vendet e rajonit të punojnë që të përfitojnë fondet që do të disbursohen për projektet e përbashkëta. Dy më të rëndësishmet, projektet e të cilave kanë shumë mundësi që të bëhen është autostrada adriatiko-joniane dhe gazsjellësi jonian, i cili do të shpërndajë gazin që do të ketë Shqipëria nga TAP në rajonin e Ballkanit.” Të dy ministrat ranë dakord që të punojnë për të përfshirë në këto projekte edhe Kosovën dhe Maqedoninë.
3 Comments

kriza e ka zvogeluar mundesin e turizmit dhe ata turiste qe vijne llogarisin te kursejne mendoj qe shteti jone te jape sa perqin jane te ardhurat nga turizmi ne shifra relative dhe si eshte e shperndare gjeografikishte me minister qe mendon se e aftesojne vetem perkthimet nuk mund te behet levizje turistike me shtimin e numerit te turisteve dhe shpenzime maksimale shteti ka caktuar truproje per te mbrojte fizikisht disa ministra jane rojet e rames kur paraqet boshlleqe mendimesh dhe veprimesh ekip qeveritare i bess me ramen dhe tradhetare tepopullit orgjinal eshte ben hameti
turizmi edhe buqesia jane dy sektoret me te rendesishem ekonomik ketij vendi edhe qeveria duhet te vazhdoj te investoj ne kto sektore. Edhe Mali Zi duhet marre si shembull ku nje vend aaq i vogel edhe me aq pak bregdet arrin te kete me shume fitime edhe turist se ne.
Bashkimi ben fuqi thone. eshte e vetmaj menyre se si kto vende te fitojne investime nga bashkimi eurpojane. edhe shum shpejt dokuptohet qe neser bashkimi europian do kete nevoje per ne me shume se cne do kemi per bashkimin europjan.