Qeveria nis inventarizimin e koncesioneve deri më tani jashtë kontrollit

Saimir Lleshi

Vala e koncesioneve që ka përfshirë dekadën e fundit të gjithë sektorët e ekonomisë, së fundmi edhe shërbimet, duket se ka ecur shumë më shpejt se sa aftësia kontrolluese e qeverisë nëse kontratat po zbatohen me korrektesë nga koncensionarët.

Burimet nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar se po behet gati një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) që forcon kompetencat e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe të Ministrisë së Financave.

VKM-ja, që shumë shpejt pritet të miratohet në qeveri, do të autorizojë Agjencinë që të inventarizojë të gjitha koncesionet e publike dhe ato me partneritet publik –privat, pasi aktualisht ende nuk dihen saktësisht se sa te tilla janë dhe në çfarë sektorësh janë.

Pasi të jetë themeluar regjistri i koncesioneve, Ministria e Ekonomisë nëpërmjet Agjencisë do të bëjë edhe monitorimin e kontratave nëse qeveria dhe koncensionarët janë duke i zbatuar detyrimet për të zbuluar në kohë edhe efektet financiare nga mospërmbushja e këtyre detyrimeve.

Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohuan se VKM -ja do t’i japë kompetenca më të mëdha Ministrisë së Financave. Në rastet kur koncensionarët nuk i përmbushin detyrimet kontraktore me efekt financiar, urdhrat e Ministrisë së Financave do te jene tituj ekzekutiv.

Përveç dhjetëra koncesioneve të dhëna tashme, me shumë se 70 të tjera janë në proces dhe përfshijnë të gjithë sektorët, që nga infrastruktura, shëndetësia, financat, arsimi, shërbimet sociale, turizmi, etj.

Kontratat e keqhartura në disa prej tyre kanë prodhuar probleme të mprehta në dëm të interesit publik. Javën e kaluar Kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve, ndërpreu aktivitetin, duke bllokuar aktivitetin e tregtuesve të naftës në Porto Romano.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave autoritetet doganore, para se të bëjnë arkëtimin e akcizës, kërkojnë që kompania importuese e karburanteve të paraqesë faturën e markimit të karburanteve, që jepet nga koncesionari. Autoritetet doganore apo tatimore, sipas rastit, nuk do të pranojnë shlyerjen e detyrimeve fiskale nga subjektet e detyruara sipas këtij vendimi, përpara se këta të fundit të kenë kryer shërbimin e shënjimit mbi produktet e tyre”, shkruan Monitor.

Kjo pengoi daljen e autoboteve nga zona e lirë doganore, duke treguar se sa fuqi i ishin lënë në dorë një koncesionari deri ta ai të arrinte të kërcënonte me bllokimin e një nga tregjeve më të mëdha në vend me rol strategjik.

Gjithashtu për shkak të gabimeve në negocimin e kontratës koncesionare të skanimit në dogana Rapiskan, bizneset e paguan fillimisht dy herë taksën e skanimit prej 22 eurosh, derisa doganat u detyruan ta rishikonin atë, që disa kategori biznesesh të mos paguanin dy herë, por gjithsesi ishte buxheti i shtetit ai që e mbajti koston shtesë.

Share This Article
2 Comments
  • Po shyqyr qe kini filluar te gjykoni me mend ne koke e koke ne toke .!po si ore ketej behet fjale per formalizimin e biznesit te vogel dhe andej livadhisin e lulezojne koncensjonet e bisnese e kompani te medha te vendit e te huaja ? Sepse ato jane pjese e aktiviteteve te krimit ekonomik te personave te afert me qeverine , politiken , mafjen . Dhe me gjithe ate me mire von se kurre , keta biznese jo verem te regjistrohen poe edhe te skanohen dhe pergjigjen per veprimtarine anti ligj , anti shtet . se nuk shpjegohet ndryshe kontrolli e taksimi i berberave …dhe jo i kompanive me qarkullin miliona ton Nafte Virxhina , Kromi , Lende Drusore , Energji , dogana , tatime , tendera , ankande .?!

  • te shikosh cdo dite radhet e gjata ne shkoder,prane Kolaudimit te makinave,ku luhet korrupsion jashte e brenda,ku duhet te paguash deri 5000 lek te reja vetem per radhen,ne te kunderten duhet te denohesh dy dite duke pritur,apo brenda ku edhe makinat e mira kthehen sepse ose te paguash nen dore ose kontrollori nxjerr pretekst banal se makina me 100.000 km ben tym te zi me gaz ne fund …ku ta gjejme naften e mire ne shqiperi…!!??

    Keto jane koncesionet,dhurate e politikaneve super te korruptuar te cilet kane aksionet e veta brenda ose marrin thasin e para si shperblim i heshtjes !

    TURP !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *