Qeveria shqiptare nis projektin për rijetësimin e “Piramidës”

redaktor

Piramida ka qenë një nga objektet më të përfolura gjatë kësaj kohe. Mazhoranca e shkuar tentoi që ta shembte, me synimin për të ndërtuar aty godinën e parlamentit të ri.

Por mazhoranca aktuale duket se ka në plan që ta rikthejë atë si një qendër kulturore.

Një ditë më parë, në ambientet e Piramidës është zhvilluar një takim publik me kritikun e arkitekturës dhe kuratorin gjerman, Andreas Ruby.

Në prezantimin dedikuar përdorimit dhe adoptimit të hapësirave në nevojë për rehabilitim mori pjesë edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Kështu, pas pesë vitesh shtë rihapur një hapësirë publike.

“Në këtë aktivitet, titulluar “USE ME” lektori gjerman Andreas Ruby paraqiti disa ide inovatore për mundësinë e rijetësimit të Piramidës si një objekt i rëndësishëm i jetës kulturore të kryeqytetit. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe studentë nga degët e arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin “Polis”, Universitetin “Epoka” dhe “Albanian University”.

Andreas Ruby është një prej kuratorëve të huaj që morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Next Generation Albania”, të zhvilluar në muajin gusht dhe që do të asistojë Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit me ekspertizën e tij përmes projektit “Atelier Albania”. Ai është kritik arkitekture dhe teoricien,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Share This Article
8 Comments
  • Hiqeni qafe kte tabu,jo per politike,por si nje felliqesire e nje krimb ne mes te kryeqytetit!
    Ka plot arqitekte per tu pyetur se cfar mundet te ndertohet,per ti dhene bukurin e kohes te nje sistemi te ri politik!
    Piramida i ngjan nje gaforeje e jo estetikes se kohes!

  • Duhet te ndalojme se prishuri eshte koha te ndertojme .
    Per mua eshte nje veper shume e mire , do te behej dhe me e bukur po te vishej me mermer te kuq , gjithsesi me vjem mire qe nuk do te prishet .

  • Piramida eshte objekt sheme i rendesishem per Turizmin shqiptar. Le te behet Muzeu i Diktatures Komuniste ne Shqiperi. Aty do te ngrihen pavionet e Spacit, Burrelit, Tepelenes, te vendeve te internimeve, pavionet e te pushkatuarve pa gjyq dhe te atyre me gjy

  • …gjyq, pavioni i Luftes se Klasave, pavioni i mohimit te te Drejtave te njeriut, lirise se besmit; pavioni i Bunkerizimit te Shqiperise, izolimit te saj nga bota dhe te gjitha marrezive te Enver Hoxhes. Vete arkitektuara e saj eshte si Piramidat skllavopronare te Egjyptit. Mijra turiste do te jene kurioze ta vizitojne dhe ndertesa e te ashtuquajturit Muzeu Historik Kombetar do te dale ne ankand per t’u shitur si objekt per nje Supermarket.

  • Disa komente te mesiperme i referohen luftes se klasave, persekucionit te kategorive te caktuara te popullsise etj. Jam dakort dhe mbeshtes çdo iniciative ne kete drejtim, Mos ardhte me ajo kohe, sidomos per keto çeshtje.
    Por nuk mund ti shikojme gjerat bardhe e zi dhe me njeanshmeri. Ajo periudhe eshte edhe periudha kur Shqiperia u transformua teresisht dhe ne te gjitha drejtimet. A duhet nje muze per reformen agrare, emancipimin e gruas e te burrit, zhdukjen plotesisht te analfabetizmit, krijimin e arsimit te larte dhe te universiteteve, ndertimin e te gjithe qyteteve te Shqiperise, disa nga e para, elektrifikimin e plote te vendit, hidrocentralet, industrine, bujqesine, shendetesine, ushtrine, artin, kulturen, sportin etj. Kur do ta kemi nje muze te tille? Muze per arsye se keto 23 vjet shkaterruam çdo gje qe populli ndertoi ne ato vite, qe tani quhen vite te Enverit. Dhe brezat e ardhshem te shikojne reliket qe kane mbetur nga ajo kohe ne muze. Por pavaresisht nga kjo ajo eshte periudha kur ky vend u zhvillua me shume se ne çdo periudhe te jetegjatesise se tij. Ky eshte nje fakt objektiv, dhe kjo nuk mund te argumentohet kundra nga askush.
    Ketu nuk behet fjale per Enverin por per nje popull e shoqeri te tere. Per djersen dhe gjakun e burrave dhe grave te ketij vendi, punetoreve, fshatareve, rinise, te denuarve, aksionisteve, i madh e i vogel etj.
    Sa per Piramiden, para se te fillojne keto inisiativat, si kjo e mesipermja, te dali pergjegjesia per fondet qe u dhane per riparimin e saj. Ku shkuan fondet? Pse Piramida nuk u riparua por e katandisen ne gjendjen qe eshte sot?
    A do kete ndonjehere llogaridhenie ne kete vend?
    Çeshte kjo metode ? Hajde japim tani ca fonde te tjera. Ore, po kush do te jape llogari per fondet e meparshme? Ku shkuan pllakat e mermerit? Kush i mori?
    Jo. Qeveria e re nuk duhet dhe nuk mund ta lejoje kete.
    MJAFT ME me pandeshkueshmerine ne te gjitha fushat.

  • Shume dakort me Prezen. Pa patur frike nga fantazmat apo perdorimi I ceshtjes, mendoj se ne nje muze qe na mungon, nje vend qendror meriton vete Enver Hoxha, pa e mbajtur me hater dhe pa ja hedhur te gjitha poshte. Me realizem dhe objektivitet.

    Per ti hapur syte ndonjerit qe mund te na marre per Enverista, I them se ne kohen kur ata apo te afermit dhe te njohurit e tyre beheshin anetare te partise se Enverit apo spiuna te sigurimit, une personalisht shprehesha fshehtazi kunder atij rregjimi shtypes dhe perfitoja te mos ndeshkohesha nga mosha fare e re. Por sado kundra, eshte koha te flasim me objektivitet.

  • Me te vertet qe Piramida ishte ndertuar per te perjwetesuar Enver Hoxhen dhe periudhen e sundimit te tij por tek ajo eshte derdhur djersa e popullit shqiptar,eshte kafshata e bukes qe ju hoq popullit te varfer per te “perjetesuar diktatorin”.Populli ne sitemin e sotem demokratik e rivleresoi vete veper dhe per deri sa eshte vlere e krijuar nga djersa e tij nuk ka pse te shkaterohet.Eshte nje objekt qe duhet pa tjeter te ringjallet per ti sherbyer popullit se atij i perket dhe asnjehere nuk na shkon ne mendje ai destinacioni i pare i saj.Inisiativa e mare eshte shume e drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *