(Dy milionë rrënjë të korrura janë dy mijë ton hashash)
Ende në Shtator,
s’ka ikur behari,
ndaj këndon për qejf,
bilbil këngëtari!
Po këndon bilbili,
pa zhurmë e pa bujë,
dhe na thotë-se punët,
janë pakëz rrëmujë!
Nga SHQUP-i po shajnë,
që të gjithë me libër,
s’e përtypin dot,
disfatën në Dibër!
SHQUP-i kur humbet,
shet shumë trimëri,
pastaj shkon në zgjedhje,
dhe humb përsëri!
Për Dibrën u shkruan,
shkrime plot me vlera,
ndaj do thotë bilbili,
avaze të tjera!
Ndaj iku nga Dibra,
bilbil kapedani,
dhe shkoi në Ishëm,
ku ra aropllani!
I cili nuk bëri,
një mision të plotë,
se në tokën tonë,
ju këput një rrotë!
Të ziun Guido,
e panë që nga larg,
ndaj edhe e zunë,
si miun në çark!
Njëlloj porsi rrota,
që në tokë u thye,
edhe italiani,
direkt u rrëfye!
Direkt u rrëfye,
për drogë e hashash,
kështu thonë të gjithë,
po unë nuk e pashë!
“Piper” aropllani,
që ra me rrëmbim,
për zonjën Topalli,
qe një frymëzim!
I shanë e i grinë,
trafikantët tanë,
po mjetet i kanë,
shokët italianë!
Guarda financa,
që na kontrollon,
po Guarda tjetër,
ne na furnizon!
Ata na e sjellin,
gjithë bazën mbështetëse,
prit kur të na sjellin,
edhe nëndetëse!
Thuaj si të duash,
me takt a pa takt,
fuqizimi i krimit,
tani është një fakt!
Shtetin mund ta shajnë,
por ai lufton,
gjersa mijëra rrënjë,
çdo ditë i rrafshon!
Luftë pa kompromis,
kjo mund të përkthehet,
se asnjë parcelë,
sot nuk po kursehet!
Ndaj dhe thotë bilbili:
“O shoku Berishë,
shumicë e hashashit,
u dogj e u prish!”
Disa do shpëtojnë,
do mbledhin ç’kanë mbjellë,
se janë imbarkuar,
në malet e thellë!
Shumë gjëra shteti,
nuk i ka fort mirë,
por-ama hashashin,
s’e bëri sehir!
(Vijon një ditë tjetër)

O kendez fushat I ka mbjelle shteti.keshtu qe dhe nje kalama 3 vjec e Kupton qe 2 million rrenje jan rrena.
Po,por shteti i salehit,me policin tipike, ajo e Vitit 96.te, Qe me urdher te partis se berishes,(Parti demokratike s’ka patur.vdiq ne 92.shin,motake…),Nuk raportoj kurre te mbjellat me hashash,pikerisht’ keto qe jane sot,vec lazaratin dinim… Jeni qesharak… ky shtet, vetem po korr me qindra,mijra bime salihiste e luluiste,dite per dite. Ti m… komunisti,(Komunistit puntor,t’i hash mun), pse ben qorrin dhe shurdhin?
dora e serbit vazhdon… se keshtu me urdher peshku kudo hashash sic thone… gjejne nje milet qe eshte te mbijetese sepse BE e qelbur fut serbin e lufterave dhe jo ne, apo nje takem qe ben kriminalitet (se shume kodosha kane nxjerre shqiparet e shkreta neper trotuaret e perendimit) dhe mbill qe ta kemi si kauze si opozite se ndryshe nuk kemi gje ne vije. Prandaj policia e shteti te djege hashashin por te gjeje autoret dhe te shikoje mos ka dhe plan ogurzi ne kete mes por me ke do e beje Rama, me shikun e berishes!!!
Jo more bejtexhi c’ne te beje shteti sehir, ai po ia ben hysmetin mire barit te mrekullueshem prejt te cilit po nxjerr parate per te blere zgjedhjet e ardhshme. Ti vazhdo kakaris e merru me opoziten se ashtu te ka mesuar partia e lerja detyrat e rendesishme kuadrove te partise.