Qeveria nxjerr në shitje 1913 magazina, depo dhe ish-reparte ushtarake

Leda Hysa

 

Qeveria ka urdhëruar nisjen e një operacioni të gjerë për të shitur apo dhënë me qira gjithçka që ka mbetur nga pronat publike.

Janë plot 1913 objekte shtetërore, të cilat janë nxjerrë në “një dorë” në ankand nga Ministria e Financave.

Të gjitha objektet janë publikuar në faqen e saj zyrtare, të shoqëruara me vendndodhjen e pasurisë dhe institucionin shtetëror të e ka në pronësi. Pjesa dërrmuese e pronave janë nxjerrë në shitje, ndërkohë që disa prej tyre do të lihen me qira.

Bëhet fjalë për ambientet e ish uzinave, fabrikave e ndërmarrjeve shtetërore të epokës së komunizmit, magazina, depo, ndërtesa, si dhe një numër i konsiderueshëm, ish repartesh ushtarake.

Të ardhurat nga shitja e pronave janë llogaritur të shkojnë për llogari Agjencisë së Trajtimit të Pronave, si fond kompensimi për pronarët. Për një pjesë të tyre ka pasur edhe përpjekje të mëparshme për t’u privatizuar, por pa sukses.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • po per brezin qe i ndertoi keto prona, pa pagese e me pune aksioniste, do paguaje gje qeveria?
    per brezin qe hoqi buken nga goja dhe kurseu ne te mirat mteriale e cilesine e jetes, a ka n dermend te shperbleje qeveria?

    apo perfiton se jane tashme moshe e trete dhe nuk protestojne dot?
    turp pas turpi Edi Rama qe qeveris me votat e ketij brezi.
    veth ne vesh ne zgjedhjet qe vijne
    flaka le ti dale letij vendi nese s’paska opsion e drejta

  • Ky eshte rezultati kur pasuria e popullit trajtohet si placke tregu! C´pune kane politikanet qe kete pasuri ta perdorin per fond kompensimi? Pse nuk i kthejne demshperblimin ketyre pronareve nga ato qe vodhen vete? C´eshte kjo politike vidh popullin qe te kenaqesh epshet e individeve (kupto perseri politikanet, sepse ata do t´i blejne keto pasuri me nje cmim perseri qesharak)?

  • sikur dikush të këthehet pas në arkivat e gazetave,mero baziste,kokdhimiste,dhe thamiste do të shohë se çfarë është shkruar kur qeveria e gjy sërbit berisha ka bërë të njëjtën gjë,është quajtuuuuuuur ……. etje,etje,dhe më pas etje!!
    sot jepet një lajm,për fat të mirë jepet se mund të mos ishte dhënë fare,që duket si pa vlerë!kështu shkurt dhe pa asnjë analizë pa asnjë mendim!!thjesht disa rreshta!!
    pra tradhëtia,hajdutëria e djeshme sot po kalohet ashtu si nën rrogoz!!
    rroftë largpamësy ynë që ka qorruar 70 % TË SHQIPOVE!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *