Qeveria pajis me leje edhe komunitetet fetare në Shkodër

Dita

Drejtori i Aluiznit Artan Lame i ka dorëzuar 6 lejet e para të legalizimit komuniteteve fetare në Shkodër.

4 leje për Kishën Katolike dhe 2 për myftininë, janë sinjali i parë i dhënë nga “ALUIZNI” për përmbylljen sa më parë të këtij procesi me objektet e kultit, ku vetëm në qarkun Shkoder janë 60 dosje të dorëzuara.

Gjatë takimit me myftinë e Shkodres, ndërsa u dorëzua leja e legalizimit për xhamitë e Shtojit të ri dhe Mjedës, Kreut të ALUIZNI­t iu bë me dije nga imam Muhamed Sytari se falja e se premtes do të bëhet në një nga këto xhami, si zgjedhje për të dhënë edhe një mesazh.

Në përfundim të takimeve, Artan Lame bëri me dije se në muajt e verës po i jepet përparësi legalizimit të shtëpive të emigrantëve.

11221599_654384748031424_6484226187907657646_n

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *