Qeveria ka përzgjedhur firmën që do të sigurojë shërbimin e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it të pestë. Ministria e Financave njofton se Dechert LLP është konsulenti ligjor që ka bërë ofertën më të mirë ekonomike, ndërsa nuk liston firma të tjera që kanë bërë propozime.
Dechert do të duhet të sigurojë kushte të favorshme dhe interesa të ulëta për borxhin, ndërsa në këmbim do të marrë rreth 185 mijë euro. Në dokument thuhet se firma ka ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë, kriter ky që ishte vendosur nga qeveria shqiptare.
Dechert është një kompani juridike ndërkombëtare e themeluar në Filadelfia. Ajo ka trajtuar çështje gjyqësore komplekse dhe konsulencë për shërbime financiare në 23 shtete. Ndërkaq, për të përmbushur edhe hallkën e dytë, ministria ka hapur propozimet për të gjetur bankat menaxhuese që do të udhëheqin procesin e emetimit të Eurobondit.
Qeveria njoftoi në mes të qershorit se do të kërkojë 500 milionë euro borxh në tregjet e kapitalit, me synimin për të shlyer eurobondin paraardhës dhe për të mbuluar një pjesë të nevojave për financim të buxhetit të shtetit.
Shqipëria ka dalë 4 herë në tregjet e kapitalit, që nga viti 2010 kur mori borxh me normë interesi 7.5 % deri në vitin 2020 kur mori 650 milionë euro me interes 3.5 %.
e.r/dita

nuk del Shqiperia ne treg, o gazratare
del klika edvin rama ne treg, Shqiperia s’ka iden c’bhet me arken e vet.
Kush fut duart sa i fut i di vetem agai i klikes se esht ne Biznesin e pushtetit. Dmth ne Biznesin e shkerdhimit te jetes per ne te tjeret per te ber c’i do bytha ne ket vend. Ne shkerdhehemi nga klika edvin rama, po edhe paguajme per shkerdhimin si puna e keyre miliardave me lart.
qe deklarohen 500 milione por s’deklarohen borxhet e fshehura si tvsh e pa rimbursuara, arbitrazhet, interesat koncesionare pa bere hesap tjeter.