Qeveria: Pas tërmetit, infrastruktura rrugore në vend, e sigurtë si më parë

Edona Llukacaj

Zëvendës kryeministri Erjon Braçe në një komunikim për mediat tha se pas tërmetit të së shtunës qeveria është në krye të detyrës dhe në terren.

Braçe deklaroi se pas lëkundjeve sizmike është bërë verfikimi i të gjitha akseve rrugore, urave dhe veprave të tjera, dhe, sipas tij, e gjithë infrastruktura rrugore është e sigurtë dhe e kalueshme si më parë.

Zëvendës kryeministri iu referua edhe lajmit të rreme të një nate më parë që parashikonte një tërmet edhe më të madh se ai i së shtunës, lajm ky që përhapi panik edhe te shumë qytetarë.

Braçe e përkufizoi lajmin e rremë si  një kërcënimi serioz për jetët e qytetarëve, që sipas tij “kërkon të njëjtën luftë nga ligjet edhe për media të tilla”.

Ai shtoi: “Çdo e dhënë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe e rreme”, duke theksuar se qeveria është e vendosur se zotëruesit dhe autorët e këtij lajmi kriminal të përballen me ligjin.

Braçe tha: “Do të përballen me një ligj 5.8 të shkallës rihter. Le të sajojnë çfarë të duan për alibinë për atë që bënë dje” .

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Ke 137 te vdekur per 8 muaj. Cfare sigurie flet? Jep garanci nga Termetet? Nuk e siguron ti infrastrukturen se Shqiperia nuk eshte toke mocalore dhe do shembet. Shiko sigurine e rruges nga aksidentet qe kane vrare me shu.e se cdo Termet. Boll u fryte ne bythe sikur i thate ju “Ndal” Termetit.
    Thuaj Faleminderit qe ishte vetem 5.8 balle, se do dilnin ndryshe llogarite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *