Qeveria i ka dhënë dritën jeshile ngritjes së varrezave private në Shqipëri. Në mbledhjen e sotme të qeverisë , janë miratuar kriteret për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore.
Ngritja e varrezave private do të bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave. Subjektet private të interesuara për ngritjen e varrezave private duhet të plotësojnë këto dokumente:
a) Kërkesë me shkrim të drejtuesit ligjor të shoqërisë, për leje, ku të përcaktohen emërtimi, vendndodhja, adresa e plotë, drejtuesit ligjorë e teknikë të shoqërisë; b) Dokumenti origjinal ose kopja e noterizuar e ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (dokument i lëshuar nga QKR-ja jo më parë se 1 (një) muaj nga aplikimi); c) Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve ligjor/ë mbi gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe gjykatës; ç) Vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore, kur është shoqëri në aktivitet; d) Kërkesë për t’u pajisur me leje zhvillimore, dh) Dokumenti i vërtetimit të aftësisë së ushtrimit të aktivitetit, bazuar në aktet nënligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë; e) Dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.
Njësia e qeverisjes vendore, pas kontrollit për plotësimin e dokumentacionit dhe kërkesës për leje, përcjell, brenda afateve ligjore, një kopje të dosjeve fituese, të cilat e kanë të plotë dokumentacionin tekniko-ligjor, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit ngrihet komisioni për shqyrtimin e kërkesave për ngritjen e varrezave private. Përbërja e komisionit miratohet me urdhër të veçantë të ministrit.
Pas kontrollit, do të merret edhe vendimi për kërkesën fituese.

Deri ketu arritet sa te ndertoni varreza private o u hengert mortja ime. Po ske ca ti thuash kur je me i gjate se te tjeret. Po dale dale se cdo i punoj ketij populli me teje ky trapi. Eshte njeriu me shpirt zi qe kam njohur une. Prandaj popullit po i vjen rAsti qe te votoje dhe ti hapi syt mire. Te ruhennga i gjati se do nai punoje me zi.
Filloj ky tani nga Bizarr-lliqet !!! Zot ruajna ….!!!
Nuk privatizohen varrezat ekzistuese, o popull! Do te krijohen varreza te tjera private per ata qe do paguajne.