Qeveria përcakton medaljet për 70-vjetorin e Çlirimit

redaktor

Me rastin e 70 – Vjetorit të Çlirimit të Vendit, qeveria ka marrë dhe vendimin për përcaktimin e medaljeve që do të jepen.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi në të cilën përcaktohet se “Medaljet e mirënjohjes” do t’i jepen personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë duke marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e vendit në periudhën 7 prill 1939 – 29 nëntor 1944.

Ndërsa “Medalja e nderit” do të jepet për personelin e Forcave të Armatosura dhe personelin e Policisë së Shtetit për trimëri, guxim, për merita e shërbime të veçanta, kontribut të spikatur në detyrë, duke rrezikuar edhe jetën, dhe për merita të shquara në ushtrimin me përgjegjësi të detyrave.

Qeveria ka përcaktuar se do të prodhohen për“Medaljen e mirënjohjes” 1 000 copë, që jepen nga Ministri i Mbrojtjes.

Dhe për “Medaljen e nderit” është 20 copë, gjithsej, nga të cilat 10 copë do të jepen nga Ministri i Mbrojtjes dhe 10 copë nga Ministri i Punëve të Brendshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *