Qeveria përcakton procedurat për zgjidhjen e çështjes së pronave

anazapta

Kthimi dhe kompensimi i pronës tek ish-pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist është përcaktuar si një nga 6 prioritetet e Qeverisë të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Kjo përcaktohet në vendimin e Qeverisë, i cili është në zbatim të një vendimi pilot të Gjykatës së Strasburgut pas një padie të depozituar atje në lidhje me çështjen e pronave. Në vendim përcaktohet si objektiv krijimi i një mekanizmi të ri efikas për kompensimin e subjekteve të shpronësuara gjatë regjimit komunist që disponojnë vendime përfundimtare për njohjen e së drejtës së kompensimit për pronën. Ndër masat që përcaktohen se duhen marrë për realizimin e këtij objektivi janë reforma institucionale; identifikimi i faturës financiare; inventarizimi i pronave të disponueshme për kompensim në natyrë;  ndryshime   legjislative  në  fushën  e  pronave  për krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi;  përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave;  koordinimi institucional.

 

Reforma institucionale e AKKP-së

Qeveria  synon të reformojë  Agjencinë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave (AKKP), e cila do të luajë rol kryesor në mekanizmin e ardhshëm të kthimit/kompensimit. Reformat priten të përfundojnë në vitin 2015.  Qëllimi   i   kësaj   reforme   është   përmirësimi   dhe koordinimi  i menaxhimit të pronave  shtetërore  që do të përdoren në procesin e kompensimit dhe për shmangien e mbivendosjes  së  burimeve  të  përfshira.  AKKP-ja shndërrohet në Agjenci të Fondit të Tokës dhe do të menaxhojë   fondin   e   tokës   që   do   të   shërbejë   për kompensim.   Për   shkak   të   rolit   të   rëndësishëm   të parashikuar për agjencinë e re në mekanizmin e ri të kthimit/kompensimit, propozimi është që strategjikisht  të kalojë në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit. Me qëllim kryerjen e reformës, u vendos shtyrja e mandatit të AKKP-së për 1 vit, pasi aktualisht ai zyrtarisht skadon në muajin maj 2014. Shtyrja njëvjeçare do të shërbejë si një periudhë e përkohshme për kryerjen e reformës ligjore dhe institucionale.

Sipas vendimit të Qeverisë, një nga çështjet prioritare në këtë reformë përcaktohet skanimi i gjendjes aktuale të AKKP-së dhe identifikimi i faturës të kompensimit. Në këtë kuadër përcaktohet krijimi  i  regjistrit  elektronik  i  vendimmarrjes  së AKKP-së, i cili përfundon në shtator 2014. Po kështu do të krijohet baza e saktë e të dhënave për çdo dosje në arkivin e AKKP-së. Po kështu përcaktohet identifikimi i institucioneve që tjetërsojnë pronën shtetërore  dhe  procedurat  ligjore  të  ndjekura  prej  tyre. Gjithashtu duhet të përfundojë përpunimi i hartës së vlerës së tokës për vitin 2014, në  mënyrë  që  të  reflektojë  vlerën  aktuale  të  tregut  të pronave.

 

Identifikimi i faturës financiare

Me qëllim krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi, autoritetet duhet të kenë një faturë të saktë kompensimi që rrjedh nga shuma totale e dhënë nga vendimet ekzistuese të kthimit/kompensimit.  Inventarizimi i këtyre vendimeve ka mbetur pezull për një kohë shumë të gjatë. Kohët e fundit, AKKP-ja ia ka arritur të luftojë këtë problem,  duke  përfunduar  një  projekt  pilot  për digjitalizimin. Projekti ka të bëjë me krijimin e databazes dhe pozicionimit hartografik të vendimeve për kthimin dhe kompensimin nga viti 1993 deri tani. Projekti kryen një inventar të të gjitha vendimeve për kthim dhe kompensim në rajonin e Vlorës.  Projekti i ka  dhënë  AKKP-së informacion  të  saktë  mbi  faturën  e kompensimit në këtë rajon. Në këtë kuadër projekti do të shtrihet në të gjithë vendin për të përftuar  një faturë të saktë për kompensimin. Kjo do të realizohet njëkohësisht me inventarizimin dhe digjitalizimin e rreth 46,000 dosjeve të ruajtura në arkivin e AKKP-së që prej vitit 1993. Do të mundësohet llogaritja e faturës së kompensimit për të gjithë territorin  e Shqipërisë në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Për më tepër, do të lehtësojë përzgjedhjen e formave të kompensimit. Aplikimi mund të jetë i aksesueshëm online nga të gjitha institucionet e interesuara  dhe publiku. Kjo krijon besimin publik dhe çon në një proces transparent vendimmarrjeje. Për realizimin e këtij projekti po zhvillohen bisedime me BE-në, me qëllim mundësimin e alokimit të një fondi prej 1 milion euro (fondet IPA) për zbatimin e këtij projekti. Ky fond pritet të jepet brenda muajit qershor  2014. Projekti  i plotë do të finalizohet brenda 12 muajve nga momenti i alokimit të tij.

 

Inventarizimi i pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë

Autoritetet shqyrtojnë inventarin e burimeve të disponueshme të tokës së bashku me përcaktimin e faturës financiare të kompensimit që do të jetë thelbësore për caktimin e nivelit të saktë dhe formave të kompensimit që do të jepen përfundimisht nëpërmjet mekanizmit të ri të kthimit/kompensimit. Autoritetet synojnë të përfundojnë inventarin e pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë deri në muajin tetor 2014. Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-ja.

 

Ndryshimet legjislative në fushën e pronësisë

Kjo masë e favorshme për funksionimin e mekanizmit të ri efektiv të kthimit/kompensimit, synon të shmangë fragmentimin e ligjit, duke garantuar siguri juridike, mjete efektive apeli dhe lehtësim të procedurave të kompensimit. Procesi  legjislativ duhet të përfundojë  maksimumi në qershor 2015 dhe konsultimet publike do të zhvillohen në çdo hap kryesor të tij. Me qëllim arritjen e këtij objektivi, janë marrë hapat e mëposhtëm:

Analiza e legjislacionit për pronësinë

Me  urdhër  të  Kryeministrit  ngrihet  një  grup  pune ndërinstitucional me ekspertë  nga Ministria  e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (ALUIZNI), AKKP,   ZRPP,   Ministria   e   Punëve   të   Brendshme, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave. Grupi i punës do të koordinohet nga Ministria e Drejtësisë. Grupi do të marrë në analizë ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave, për legalizimin, për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për pronat e paluajtshme  të  shtetit  dhe  akteve  ligjore  për metodologjinë  për   hartën   e  vlerës   së  tokës.  Analiza vlerëson ndërhyrjet konkrete në legjislacion. Ky proces përfundon në muajin qershor 2014.

 

Konsultim paraprak

Përfundimet e analizës së mësipërme i nënshtrohen një procesi konsultimi paraprak me grupet e interesit me qëllim grumbullimin e mendimeve të tyre për draftimin paraprak të ndërhyrjeve në legjislacion. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi transparent në vendimmarrje. Procesi i konsultimit paraprak përfundon në gusht 2014.

 

Draftimi i ndryshimeve ligjore

Mbas procesit të konsultimit paraprak draftohen ndryshimet e nevojshme. Përgjegjës për këtë proces janë institucionet e përmendura në pikën 5.1.a. Draftimi përfundon në tetor 2014.

 

Konsultim përfundimtar

Projektaktet i nënshtrohen një procesi konsultimi përfundimtar me grupet e interesit, si dhe institucionet shtetërore. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi  transparent  në  vendimmarrje.  Konsultimi përfundon në dhjetor 2014.  Mbas konsultimit përfundimtar reflektohet mbi vërejtjet dhe sugjerimet e dala nga ky proces, si dhe përgatitet projekti përfundimtar. Projektaktet përfundimtare dërgohen për  shqyrtim  dhe  miratim  në  Këshillin e  Ministrave  në shkurt 2015.

Paraqitja dhe miratimi nga Parlamenti

Këshilli i Ministrave do të rishikojë, do të miratojë dhe do të dërgojë në Parlament projektligjet në mars 2015. Parlamenti do të fillojë procesin e konsultimit publik dhe do  të  zhvillojë  sesionin  plenar  për  miratimin  e projektligjeve brenda periudhës prill – qershor 2015.  Nëse mekanizmi i ri i kthimit/kompensimit parashikon kompensimin  në  natyrë  si  një  prej  formave  të kompensimit, mirëfunksionimi i tij do të varet nga saktësia e sistemit të regjistrimit të pronave të paluajtshme. Për këtë  qëllim, autoritetet janë caktuar të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruara.  Deri  tani  ka  përfunduar  regjistrimi  i  2,584  nga  një numër  total prej  3,057 zonash kadastrale. Ky regjistrim është  duke  u  kryer  në  119  zona  kadastrale  të  tjera  me fondet e Bankës Botërore sipas projektit LAMP dhe pritet të përfundojë për 354 zonat kadastrale të tjera deri në fund të vitit 2016, financuar nga të ardhurat e ZRPP-së që, sipas llogaritjeve paraprake,  arrijnë   1,570,000,000  lekë (rreth 11,000,000 euro).

 

Koordinimi institucional

Një  prej  problemeve  të  vërejtura  gjatë  20  viteve  të fundit ka qenë mungesa e bashkëpunimit efektiv ndërmjet institucioneve   përkatëse   në   fushën   e   të   drejtave   të pronësisë. Kjo ka çuar në vonesa të pajustifikueshme për përfundimin e suksesshëm të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për më tepër, mungesa e koordinimit ka kontribuar në pasigurinë juridike. Duke nxjerrë konkluzione nga kjo përvojë negative, qeveria shqiptare  mori  përsipër  të  garantojë  koordinimin institucional me qëllim garantimin e zbatimit të suksesshëm të planit të veprimit.

 

Konkluzion

Qeveria  çmon  se  masat  e  lartpërmendura  janë  një reagim i përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj thirrjeve të Komitetit të Ministrave për një mekanizëm efektiv kthimi/kompensimi për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist,  të  cilat  duhet  të  vihen  në  funksionim  në Shqipëri. Afatet e caktuara nga plani i veprimit për secilën prej këtyre masave dhe për hapat e ndërmjetëm  do t’i japin mundësinë Komitetit të Ministrave të Këshilli të Europës të ushtrojë siç duhet misionin e tij të mbikëqyrjes së zbatimit të   vendimeve   të   Gjykatës   Europiane. Autoritetet besojnë se një shqyrtim i këtyre çështjeve në mbledhjen e CM DH-së të qershorit 2014 do t’i jepte mundësinë Komitetit të Ministrave të vlerësojë zbatimin e hapave të ndërmjetëm që duhet të përmbushen deri në atë kohë, në bazë të informacionit të përditësuar që do të transmetohet në kohën e duhur, dhe për autoritetet, për të demonstruar  se  vendosmëria  e  tyre  për  të  arritur  një zgjidhje përfundimtare të këtyre çështjeve është përkthyer në rezultate konkrete.

 

Vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut

Gjykata në vendimin   pilot   ka   përcaktuar   këto   detyra   për   palën shqiptare:

– Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve. Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vendndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompensohen dhe format e kompensimit;

– Miratimi i hartës së vlerës së pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale;

– Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;

– Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën ish- pronarëve;

– Miratimi i një plan veprimi për ekzekutimin e vendimeve që njohin,  kthejnë dhe kompensojnë pronën, me masa strategjike, strukturore, buxhetore dhe ligjore konkrete, me procedura të drejta dhe të menduara hap pas hapi, si dhe afate reale kohore.

 

Share This Article
8 Comments
  • PSE NDODH KËSHTU…?

    Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar e të persekutuar për të më shprehur një shqetësim që kishin në lidhje me pronat e tyre. Shtyllasi është një fshat internimi i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier dhe pasi mbaroi kanali kjo “vepër e ndritur e Partisë” të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit si Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët Mihalët Pëllumbet Kapa etj, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimit të rreptë të sigurimit të shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.

    Në 1991-in, me ardhjen e demokracisë shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta, në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq 7501, familjet e tyre të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon By Pass-i Levan-Fier. Dhe kuptohet për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i popullor nga “agallarët” e rinj të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2 , Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë, diferencë e madhe për të njëjtën tokë.

    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë ndërsa Shtyllasi qëndër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që Qeveria Demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njejtin vend, përkundrazi ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit se është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, se të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve. Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku 2 pjesë anesore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar 2 parkinge gjigand të vulosur nga qeveria e Berishës… Dhe fshatarëve u është thenë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.

    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  • Z. Edi keto probleme i takojne Qeverise se mashtruesit Berisha ku ka qene dy here ne pushtet per shume vite, me voten e ketyre qe quhen sot e pas 24 viteve ish pronare. Atyre qe u dhane voten tek PD me dy gishta te prere lart, ku bertisnin poshte PS, aty te kerkonin edhe espapin, ti dhe PS-ja nuk u ke asnje borxh dhe nuk u ke bere asnje premtim. Persa kohe eshte ne fuqi ligji komunist i Saliut Nr.7501 keta te puthen me Milon, jo me ate te PDS, por me milot e PD mashtrues e qe tjetersuan pronat e tyre dhe u bere vete pronar. Asnje grabitqar prone nuk ka dale deri me sot para drejtesise e cila vetem Padrejtesi di te beje.

  • Ne vijim te komemtit: Enveri u a mori pronat qytetareve por kur ra diktatura ato aty ishin te lira dhe te pacenuara. Koto prona i grabiti PD me maloket qe zbriti nga shpellat a thua se Shqiperia ishte pa zot, njesoj sikur te ishin ne mall te babait. Saliu “ndertoi” kapitalizmin ( nje socializem me agresiv dhe hajdut se i Enverit), duke mos njohur pronen dhe pronaret, ku ne sistemin e KAPITALIZMIT qeliza baze ose guri themeltar eshte prona dhe drejta e prones, qe eshte e patjetersueshme, pronareve nuk iu njoh prona, hajdutet u legalizuan dhe u hipotekuan. Nuk ka lene gje Sali Larua me felliqesirat veriaore per te ngrene te tjeret, por eshte shume e veshtire ti gezojne keto prona.

    • ZOTERI, PRONA PO NGELI PA ZOT NJEHERE, ZOR SE E MERR PRAPE I ZOTI

      KESHTU KA QENE QYSH NGA KOHET ME TE HERSHME QE NJEH NJEREZIMI.

      TA THEM KETE, SEPSE SHOH QE “MBRON” ENVERIN

      JO ISHTE KESHTU PO ISHTE ASHTU.

      AI NA KTHEU 100 VITE PRAPA, TE MOS KISHTE NDODHUR AJO QE NDODHI DO ISHIM SI GJITHE BOTA.

      SA PER STATISTIKE EDHE FATOSI DHE SALIU LARO SI ENVERI JANE DHE PERFUNDUAN “PUNEN” QE KISHTE NISUR AI.

  • NUK MUND TE KETE ZGJIDHJE TE KESAJ CESHTJE PA U ANULUAR VENDIMET E JASHTELIGJSHME PER PRONAT NE BREGDET.

    NJE MIK I FATMIR MEDIUT KA PERFITUAR 2,000 HEKTAR NE BREGDETIN E SEMANIT NE MENYRE HAPTAZI TE JASHTELIGJSHME.

    KU DO TI GJEJE RAMA PRONAT PER KOMPENSIM???!!!!

    FUTJA PORDHES KOT

    PROBLEMI KAPET NGA KOKA JO NGA BISHTI.

  • Ky projekt qe do te beje RAMA sot eshte bere ne 2004 nga KSHKKP dhe doli fatura financiare dhe fondi i lire i tokes. Shume lehte mund te verifikohet sot kur disa nga te dhenat jane te dixhitalizuara
    E vetmja gje per kete duhen SPECIALISTE te fushave dhe jo perseri qokaxhinj.
    Une e kam nje kopje te te dhenave te 2004, por do shoh si dovejne punet dhe mund ta botoj

    • Botoje byrazer, jo per gje por te shohim se rreth 60% e fondit te tokave “u ka dale pronari” keto 10 vitet e fundit.

  • Nje sistem krahasimi kjo na duhet. Dmth gjithe arkivi i AKKP-se me se duhet te krahasohet per tu verifikuar ne se pronat nuk jane te vjedhura me vendime te bazuar ne te dhena fallco. Sa pasuri i eshte vjedhur shtetit dhe ish-pronareve.
    Edi Rama mbaje fjalen qe dhe ne fushate qe si sistem krahasimi do te perdoresh te dhena te agjensive te specializuara qe veprojne ne vendet miq si Italia Turqia etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *