Qeveria përcakton rregullat e reja për tregtimin e bombolave të gazit

Dita

Qeveria ka miratuar rregullat e reja teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm me peshë nga 5 deri në 25 kg.

Tashmë, tregtuesit me shumicë të do të kenë të shoqëruar shitjen e bombolave të gazit me një deklaratë të konformitetit për të gjithë sasinë e prodhuar dhe të importuar si dhe numrin e serisë.

“Bombola duhet të mbartë markimin përkatës, që demonstron përputhshmërinë e saj me kërkesat e legjislacionit në fuqi për konformitetin”, thuhet në vendim.

Të gjitha tregtuesit me shumicë kanë përgjegjësi për mbushjen e këtyre bombolave, të cilat duhet t’i nënshtrohen paraprakisht kontrollit teknik të tyre.

Më tej, qeveria ka vendosur që çdo shoqëri e tregtimit me shumicë të bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm duhet të depozitojë në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial të dhëna për ngjyrën e saj, markën tregtare dhe deklaratën e konformitetit të bombolave, për të garantuar identifikimin, nga ana e organeve përgjegjëse, se këto bombola përdoren vetëm nga shoqëria, e cila ka pronësinë apo posedimin e tyre.

Mbushja e bombolave nuk duhet të kalojë kapacitetin prej 80% të volumit të saj, ndërsa Inspektoratit Shtetëror Teknik është përgjegjës për mbikëqyrjen e aktivitetit.  Në vendim përcaktohet që shoqëritë e tregtimit me shumicë të injektojnë në sasinë e gazit substanca me aromë të pakëndshme, si etil merkaptan, në masën 14 – 30 gr/ton.

Share This Article
1 Comment
  • Ne Fillim e mbushnim me gaz tek karburanti brenda te gjitha kushteve, tani e mbushim me peshe jashte cdo lloj kushti, ne dyqanin afer…Si gjithmone, qeveria e Rames…prish kuti e bej kanace…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *