Qeveria pezullon ligjin 7501, ja cilat qytete preken nga ky vendim

Dita

Kryeministri Edi Rama pezullon përkohësisht njohjen e të drejtës mbi pronën për ata që përfituan tokë nga ligji i famshëm 7501. Pezullimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë.

Vendimi thotë se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike. Sipas vendimit nuk ka rëndësi se në çfare faze procedurale ndodhen.

Por, pjesa më e madhe e zonave që ligji 7501 do të pezullojë janë zona bregdetare, aty ku dhe investitorët kanë interes.

Në listë janë këto qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

Disa nga nenet e ligjit 7501

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:

a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që ndodhen, në fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;

b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe

 

Neni 2

Shteti u jep tokë personave fizike a juridike. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe të gjithë të drejtat që përmbahen në këtë ligj. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

 

Neni 5

Familjet anëtare të kooperativës bujqësore, pas ndarjes së tokës kanë të drejtë të shkëputen dhe te dalin subjekt më vete, duke marrë në pronësi tokën bujqësore që u takon nga tërësia e subjektit ku bëjnë pjesë. Sasia dhe vendi ku do të jepet toka, përcaktohet nga komisioni i tokës. Në zonat kodrinore e malore, ku familjeve të fshatrave nuk u sigurohet sipërfaqja e nevojshme e tokës bujqësore, shteti merr masa dhe u garanton burime të tjera jetese nëpërmjet subvencioneve, shtimit të investimeve për punësimin e njerëzve, vendosjes së asistencës sociale dhe lëvizjes së kontrolluar të popullatës, në bazë të një programi të caktuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 6

Familjeve me banim në fshat, që nuk janë anëtare të kooperativës bujqësore dhe familjeve që punojnë e banojnë në ndërmarrjet bujqësore, u jepet në përdorim tokë bujqësore, madhësia e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Kriteret që përcaktoi vetë Rama për të marrë tokë me ligjin 7501

Të gjithë familjet bujqësore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7501 do të marrin tapitë. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohen nga komisionet vendore pranë njësive të qeverisjes vendore. Komisionet vendore do të verifikojnë nëse sipërfaqja e tokës, e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave. Domethënë nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistrohen në Hipotekë.

Familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjes vendore bën verifikimin dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku bëhet vetëm regjistrimi.

s.a/dita

 

 

Share This Article
4 Comments
  • ky ligj duhet te kthehet pasi u ka heq te drejten bashkepronareve te vertete qe skane qene ne fshat dhe i ka lejuar hajdutet si rana e berisha me shoke te vjedhin e abuzojne ,e te plackisin token ne bregdet….!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Tash vendet ma te bukura do t’ia shesin te huajeve edhe kryet puna shqiptaret behen te padeshirueshme edhe ne toke te tyre…
    Edhe kur mendon se sa lehte sot e heqin e sa shume tash e 27 vjete na kane thane se eshte e pamundur me u heq,cuditesh apo jo…Vertete duhet me keto me perdore menyre e korsikes: dinamite atyre qe te zane token..

  • A ka te drejt qeveris pezulloj ligjin?????
    A mos behet lone shtriga
    Lone corruptive
    C bene Europa????
    “se Hecht
    500.000 ha Jane shepherds ngel 200000 ha pa shpernda.dy lone nuke duet zbatohe
    “de qytet je’en prona afire qe nuke Kane banjos?????
    Pose ne fshat nuke jpeg toka pronarite
    Kjo eshte shekels drerave njeruite
    Meta Jane shqiptar nuke Jane Serbs awe bare curve.
    Shqiptaret nuke lexojne sepse 130000 nxenes nnuk shkojn ne shkolla.
    Bibloteka eshte be magazine,jo binlotek te ish binlotekes kombetare ne vitrt 80

  • Atehere kur eshte miratuar per te gjith ata qe Kane marre tok bujqesore nga viti 91 me ligjin 7501 perse nuk po arrij ta marr tapine e tokes kur jane bere matjet mbi 3 a 4 here per kaq vite
    Perse duhet me ardh 3 a 4 here me bo matje kur une nuk kam leviz edhe nje cm tok as me dhene as me marre por vetem ajo qe eshte dhene ne fillim ?
    Dhe pse duhet te na I vonojn procedurat keto njerez ?
    Apo duhet ti ndjekim kemba kembes me lek neper duar ?
    Kur skane asnje lloj arsyeje per te na zvarrit
    Oligert Bushi [ (Spitalle-Durres) ].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *