Mbledhja e Qeverisë: Do rekrutojmë 760 punonjës të rinj në administratën shtetërore

Dita

Qeveria Rama, e cila është vënë në mënyrë të vijueshme nën kritika se ka mbajtur situatën e mëparshme në administratë, duke u fshehur pas Ligjit të ri të Nëpunësit Civil hartuar dhe miratuar nga qeveria Berisha, tha sot se planifikon të hapë 760 vende të reja pune në administratë publike.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë përcaktuar edhe kuotat për drejtues dhe për specialistë.

Më poshtë, pjesë nga njoftimi i qeverisë:

Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

 a- Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND)   30;

b- Për kategorinë e mesme drejtuese                                                       40;

c- Për kategorinë e ulët drejtuese                                                           180;

ç-  Për kategorinë ekzekutive                                                                510.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë si më poshtë:

– Shkenca Juridike;

– Shkenca Kompjuterike;

– Audit i Brendshëm;

– Shkenca Ekonomike;

– Shkenca Shoqërore;

– Shkenca Sociale;

– Histori-Filologji;

– Teologji;

– Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Inxhinieri;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e Bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca Ekzakte;

– Shkenca Edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i Lartë Ushtarak/policor.

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *