Këshilli i Ministrave ka forcuar masat për nëpunësit civilë që nuk paraqiten në testimin e detyrueshëm pranë Departamentit të Administratës Publike.
Qeveria ka miratuar dje ndryshimet në vendimin nr.1037 të vitit 2015 dhe në vendimin e ri që është publikuar në Fletoren Zyrtare parashikohen sanksione për ato punonjës administrate që nuk paraqiten ditën e testimit, shkruan Panorama.
Nisma e re e qeverisë parashikon që çdo nëpunës civil duhet t’i nënshtrohet periodikisht testimit paraprak dhe procedurës së trajnimit çdo katër vite, dhe nëqoftëse nuk është e mundur ky vlerësim mund të shtyhet deri në 6 vjet.
“Përjashtimisht, nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes së sistemeve tatimore e doganore janë të detyruar t’i nënshtrohen kësaj procedure çdo 2 vjet”, thekson vendimi i qeverisë.
Por, duke qenë se vendimi i vitit 2015 nuk parashikonte masa shtrënguese për punonjësit që nuk paraqiteshin në testim, qeveria në vendimin e ri ka shtuar një nen të posaçëm.
Në vendimin e ri shkruhet: “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, theksohet në pikën 4 se: “Mosparaqitja e nëpunësve civilë në testimin paraprak apo testimin në përfundim të trajnimit, pa shkaqe të arsyeshme, konsiderohet shkelje e detyrimeve të përcaktuara në ligjin e nëpunësit civil dhe përbën shkak për fillimin e ecurisë disiplinore.”
VLERËSIMI
Në vendimin e ri, në rast se punonjësi vlerësohet me “jo kënaqshëm” edhe pas trajnimit tremujor, i ndërpritet marrëdhënia e punës.
Në vendimin e vitit 2015, në nenin 22 thuhej se:
“Në përfundim të procedurave të mësipërme, bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga KV-ja dhe në rezultatet e vlerë- simit 3- mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës.”
Ndërsa në nenin 22 të ndryshuar thuhet se:
“Në përfundim të procedurave të mësipërme, nëpunësi civil vlerësohet jo i përshtatshëm me vendin e punës në rastin kur, si rezultati në përfundim të periudhës së vlerësimit 3- mujor ashtu edhe rezultati i testimit me shkrim në përfundim të trajnimit, janë ‘jo kënaqshëm’. Në rast se nëpunësi vlerësohet jo i përshtatshëm, atëherë njësia e Burimeve Njerëzore deklaron përfundimin e marrëdhënieve në Shërbimin Civil.”
s.a/dita

Po si mund t,i heqin nga puna keta punonjes te paafte kur po shkelen ligjet qe me emerimin e tyre .Ne Burgun e Lushnjes ne daten 15 shtator 2017u emerua shefi i finances pa marre dipllomen ,pa konkurrim,dhe ne kundershtim me Udhezimin e Ministrise se Financave per nepunesin zbatues qe duhej te kishte 5 vjet vjetersi pune,ne fakt nuk ka asnje vit pune .Si do t,i menaxhoje fondet buxhetore ky shef finance kur ai esjhte emeruiar ne ate vend pune duke shkelur tre VKM.
Po Kryeministri dhe ministrat a duhet ta kalojne kete test? tek e fundit edhe ata nepunes civile jane, apo jo?
U cane me testime e konkurse po perseri admibistrata mbetet me nivel mizerabel. Keshtu ndodh kur te paafte jane ata qe drejtojne shtetin.