Qeveria: Raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet, i paligjshëm

DITA Online

 

Qeveria ka reaguar pas publikimit të disa të dhënave nga raporti i hartuar nga ministrat teknikë të PD për zgjedhjet, ku listoheshin sipas tyre një sërë shkeljesh të rënda dhe abuzime që çuan në deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Por ky raport, cilësohet tërësisht i jashtëligjshëm nga ana e qeverisë.

Përmes një reagimi për JavaNews.al, burimet nga qeveria thonë se Raporti nuk u diskutua dhe as miratua në Task-Forcë, siç parashikohet në VKM e ngritjes së kësaj strukture.

Raporti final mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt/ i paligjshem sepse nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e Task-Forces sipas parashikimeve te VKM, e cila e legjitimoi task forcen dhe percaktoi funksionet e saj”.

“Ajo task force eshte krijuar mbi bazen e nje VKM, eshte me e gjere ne perberje se sa vetem ministrat teknike dhe do duhet te diskutohej/votohej ne Task-Force”.

“Ky është nje raport vetem i ministrave teknike, i pa diskutuar/votuar ne Task-Force”, thonë burimet nga kryeministria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *