Pas ligjit që miratoi për mbylljen e tyre në Dhjetor të 2018-s dhe lejimit vetëm në hotele me 5 yje, Qeveria miraton sërish vendimin për përcaktimin e kritereve dhe zonave se ku do të lejohet aktiviteti i kazinove në kryeqytet.
Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare dhe përcaktohet se kazinotë do të mund të përqendrohen më konkretisht nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.
Një licencë për “Kazino” do të kushtojë 1 miliard lekë ku përfshihet e drejta vetëm për një sallë dhe gara për dhënien e ushtrimit të licencës do të shpallet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Subjektet duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh, ndërsa do të kenë detyrim që të tregojnë burimin e të ardhurave për objektin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Kriteret po ashtu përfshijnë transparencën e subjekteve në rastin e aksionerëve kur janë më shumë se një dhe detyrimin e tyre për të njoftuar Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në rast të transferimit të licencës.
Subjektet duhet të instalojnë sistemin e tyre të monitorimit online, i cili do të lidhet më pas me atë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa duhet të regjistrojnë të gjithë lojtarët ku të dhënat e tyre do të ruhen për një periudhë 3-vjeçare.
a.t / dita

Palaçollëqe edhe me bixhozin?