Qeveria rishikon buxhetin për 6-mujorin e dytë

Dita

Qeveria shqiptare vendosi të rishikojë buxhetin e pjesës së mbetur të vitit, me qëllim uljen e shpenzimeve dhe ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë e financiarë të vendit.

Ky vendim u mor pas disa mungesave në të ardhura gjatë 6 mujorit të parë të vitit.

Në dokumentin që do të merret në shqyrtim nga komisionet e Kuvendit, kërkohet reduktimi me 16.2 miliardë lekë i buxhetit.

Qeveria i miratoi këto ndryshime me një akt normativ në mbledhjen e fundit të saj. Me 16.2 miliardë lekë janë ulur edhe të ardhurat, por edhe shpenzimet, ndërsa niveli i deficitit nuk ndryshon me rishikimin e buxhetit.

Ekspertë të ekonomisë thonë për mediat se, nëse prirja e mosrealizimit të të ardhurave vazhdon me këtë tendencë, për të ruajtur deficitin, qeveria duhet të shpenzojë rreth 300 miliardë më pak.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, vetëm nga adminsitratat fiskale, arkës së shtetit i munguan 13.4 miliardë lekë nga ajo që ishte planifikuar. Në këtë mosrealizim, 68% është vjen nga doganat dhe 32% nga tatimet.

Share This Article
5 Comments
  • Me siguri e bejne per arsye te sukseseve te korrura dhe tejkalimit te planit me 200%. Perpara per te care bllokaden e armikut FMN-ist qe na mohoi kredine.

  • Le te shkurtohen disa ministri te qejfit.te hiqet ministri per mardheniet midis metes dhe Rames,ministria e mbrojtjes te quhet drejtoria dhe ushtria te emertohet brigate e perzier.
    Te shkurtohen escort at dhe te vihen ne shitje resident at qeveritare.Parlamenti te pergjysmohet dhe te shkurtohen pensionet per ish qeveritaret dhe ish pseudoshkencetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *