Qeveria ka rihapur sërish garën për dhënien me koncesion të autostradës Durrës-Morinë. Pas një serie dështimesh të ndodhura në pesë vitet e fundit që kur qeveria e kaluar vendosi që mirëmbajtja e objektit të bëhej nga një privat, tentohet sërish që kjo autosdratë të jepet me koncension për një afat kohor 30 vjeçar.
Vetëm pak kohë më parë Ministria e Transporteve lajmëroi se tenderi i hapur vitin e kaluar për koncesionin kishte dështuar, ndërsa këto ditë gara është hapur rishtas.
Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se ka për qëllim të japë një koncesion/PPP për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot–Morinë.
Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.
Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performances gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar. “Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30 vite dhe është e vlefshme për mirëmbajtjen nga Miloti, rreth 60 km në verilindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën”, njofton Ministria duke shpallur gjithashtu dhe kriteret e kompanive që janë të interesuara të jenë pjesë e këtij koncensionari. /Dita/

Nuk e di se si mund ti thiash autostrade kesaj rruge.Vetem disa km jane autostrade.Eshte bere klishe kjo fraze,nderkohe qe autostrate per gjithe segmentin nuk eshte.Hajde mo,si gjithmone.