Qeveria, rivlerësim i projektligjeve “Berisha”

redaktor

Kthimi për rivlerësim i projektligjeve “Berisha” ka qenë pjesë e debatit të Konferencës së Kryetarëve mes maxhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, ka kërkuar nga qeveria shpjegime për mungesën e nismave ligjore në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Sipas Pollos, këto projektligje janë përputhje e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe jo nisma politike. Nga ana e tij, Celibashi ka rikonfirmuar faktin se këto nisma do të rivlerësohen nga qeveria re majtë. “Ne besojmë që shumë shpejt do të bëjmë një rivlerësim dhe rikonsiderim të projektligjeve dhe shpresojmë që brenda një periudhe 10-15 ditore ne t’i risjellim përsëri në Kuvend”

“Panorama” ka zbardhur sot debatin në Konferencën e Kryetarëve mes opozitës dhe maxhorancës për nismat e qeverisë së djathtë. 

Projektligjet e miratuara nga qeveria e ishkryeministrit Sali Berisha do të rivlerësohen dhe një herë nga ministrat e rinj të kabinetit “Rama”, dhe më pas do të ridërgohen në Parlament. Këto nisma do t’i dërgohen për shqyrtim Parlamentit, vetëm me kushtin që këto nisma ligjore të jenë për përputhje me programin qeverisës së maxhorancës së re. Bëhet fjalë për 16 projektligje të miratuara në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë që drejtohej nga Sali Berisha, më datë 21 gusht të vitit 2013, që i ishin dërguar Parlamentit për miratim, por me ndryshimin e pushtetit, ato i janë kthyer sërish Ekzekutivit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *