Qeveria rrit borxhin e brendshëm, 7.7 mld lekë më shumë se plani

anazapta

Qeveria shqiptare vijon të rrisë borxhin, këtë radhë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë në tregun e humarrjes në vend. Këtë e dëshmojnë vetë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.  Aktualisht niveli i huamarrjes arrin për 4  muajt e parë  në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë, ose 7.7 miliardë lekë më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme e parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua  është konsumuar në 89.3 të saj. Edhe po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton një rritje e huasë prej 10.7 miliardë lekë. Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një vit zgjedhor dhe investimet publike kanë njohur rritje të dukshme. Këto fonde kanë shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive qe kanë kryer punë publike, por edhe për investime në projekte të reja. Vitet e fundit qeveria është fokusuar më tepër në marrjen e borxhit në tregun e brendshëm, kjo ndikuar dhe nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta që ofrojnë  tregjet financiare ndërkombëtare. Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga opozita apo ekspertë të ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishmë financiare ndërkombëtare si FMN apo BB, të cilët janë shprehur skeptikë edhe për heqjen me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik.

 

Share This Article
21 Comments
  • rruge rruge rruge= borxhe borxhe borxhe

    se si do te lahen ndonjehere keto borxhe, nje zot e di.
    Na mbyti ne borxhe dhe familja e vet cdo dite e me shume pasurohet, cdo dite e me shume nderton vila luksoze pafund, blen chartera e helikoptere.

    • Borxhi eshte rritur por Saliu vazhdon te thote se eshte normal por nuk besoj se eshte normal nje borxh qe kalon 60 %!

      • Na mbyten me borxhe plerat qe nuk kane bere nje gje te sakte gjithe keto vite.Taksa dhe borxhe pafund ua lene ne kurriz shqiptareve
        pas 23 qershorit PS dhe edi rama do i mesoje si qeveriset me te vertete

      • Partia Socialiste po pritet me entuziazem te madh ne gjithe Shqiperine, edhe ne veriun qe deri tani ishte bastion i Saliu por me 23 qershor do te votoje Partine Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE.

      • Rriti:

        – borxhin;

        – papunsine;

        – varferine;

        – korruspionin;

        SI MUND TA VOTOJME KETE QEVERI QE KA FALIMENTUAR NE GJITHECKA, NE NUK DO TA VOTOJME POR DO TA NDESHKOJME ME VOTE KUNDER!

      • Shqiperia ka nevoje per ndryshim dhe kete ndryshim mund ta sjelle vetem Partia Socialiste e cila eshte e vetmja parti qe ka nje program te detajuar ci eshte bere ne baze te nevojave te vendit tone.

      • Mungojne shume pak dite nga ikja e kesaj qeveria qe ka shkaterruar vendin ne gjithe ekto vite qe ka qeverisur vendin, ka ardhur koha qe i gjithe populli Shqiptar duhet te largoje kete qeveri te falimentuar.

  • Me Saliun cdo gje ka shkuar drejt rrenimit, i vetmi qe mund ta shpetoje kete vend dhe qe mund ta beje te lulezoje eshte Edi Rama i cili beri dhe Tiranen te lulezoje, tani radhen e ka Shqiperia!!

  • Patjer qe e kane rritur borxhin per te rritur shpenezimet per te mbuluar mitingjet e berishes te mbushur me militant dhe punonjes te sjell me zorr. shqetesimi ngelet sepse kjo qeveri jo vetem e ka shakterruar ekonomin por po e le ne nje gjendje skandaloze ndaj Rama dhe PS do ti duhet ta rimekembin nga fillimi.

  • Ekonomia e vendit eshte e rrenuar borxhi i brendshem i rritur ka vene ekonomine shqiptare ne buze gremine,Duhet te besojme RIlindjen ,Ekonomia e vendit duhet te rimekembet

  • Investimet ne infrastrukture thjesht per qellime elektorale kane vene ne veshtiresi edhe sektori i ndertimit i cili ka kryer pune,ne shumicen e rasteve nuk eshte paguar per to

  • sigurisht qe duam rotacion.kjo eshte demokracia.boll me me te njejtat fytyra.sala e kishte pushtetin populli e zgjodhi e perseri populli do ta heqi sepse ka kohe qe po tregon qe nuk eshte me i afte per ta qeverisur kete vend.23 qershori eshte afer.bindini njerzit qe te hapin syte per te miren e tyre qe te mund te jetojne sic duhet ne atdheun e tyre.

  • ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.

  • te gjithe jemi me ty, te gjithe te bashkur,te bashkuar do te arrijme aty ku duhet do te ecim perpara.Rama je 1-shi. i ke te gjitha ato qe na duhen.vetem me ty do te ecim vetem me ty do te kete progres.bashkohemi sot e me 23 e kurdohere vetem me ty.

  • do jemi me ty sot,me 23 qershor e ne ditet ne vazhdim.do jemi aty kur te kesh nevoje per ne e ti do jesh me ne kur te kemi nevoje per ty.ti do ta ndricosh kete vend te zymte.ti do ti japesh hijen e nje shteti europian, ti do jesh novatori me i madh i te gjitha koherave,ti do te na besh te jetojme te lumtur, ju keni pamjen e nje njeriu qe duhet ne krye te ketij vendi te trishtuar. ju me mendjen e ndritur,me ftytren e qeshur e me pervojen tuaj do te na beni ta duam akoma me shume vendin tone.te gjithe te mbeshtesim Edi e jemi me ty deri ne fund te rrugetimit tuaj.

  • drita0,njerez me halle:infinit,vrasje pa tu dridhur qerpiku:pafund,korrupsion:infinit. ja kjo eshte e gjitha ajo qe i ke lene e i ke bere vendit keto 8 vjet.Ne nuk duam me te jetojme keshtu.Kete ta kesh te qarte.eshte viti 2013 e per mua eshte turp kur diskutohen per materialet jetesore e me vjen turp qe nje popull shqipar e perfaqeson nje njeri si ju.

  • turpet e berishes nuk kane te sosur.nuk merret pushteti me dhune.ore ti po shkel te drejatat e njeriut.nuk jetojme ne kohen e shpellave qe te besh ti si te duash.tmerr.shkojne katunaret e te semuret mendore e i vene flaken.kjo seshte pare e seshte degjuar ne asnje vend te popullit.vetem ketu ke ne behen keto gjera.na vjen turp ore kur degjojme kshu gjerash.eshte e tmerrshme.duam te jetojme te qete ne paqe ne haromni kshu na kane edukuar prinderit e te paret tane po ku duan tja dijne katunaret e qelbur.ky eshte kulmi.nuk mban me uje pilafi.

  • Kush do te pergjigjet per kete vlere te larte te borxhit i cili ka kaluar kufinjte normale te parashikuara me ligj,
    Ku kane shkuar gjithe keto para,.
    Rritje rrogash e pensionesh nuk ka,Investime madhore ne shendetesi e arsim nuk ka
    23 qershori duhet ti jape pergjigje hamendjeve tona

  • prap me borxhe?po normalisht qe do shtoen borxhet me kete lloj monstreje qe kemi ne krye.nje njeri pa vizion,nje njeri pa intelekt.nje njeri qe vetem di te shaj partin kundershtare e vet eshte si mos e me keq.prandaj duhet ndeshkuar ky lloj “njeriu”.duhet vene perpara drejtesis ky dhe ato qe e perkrahin.

  • Borxhi eshte edhe me i larte sec deklarohet. Se aty nuk fusin me qellim borxhin qe ju kane sipermarrjeve private qe kan bere pun publike, nuk futen borxhet qe shteti ju ka njerezve qe ka hequr nga puna, nuk futen interesat per borxhet e reja qe merren per te shlyer ato me te hershmet etj etj. jemi pak a shume shtet i falimentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *