Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pensioneve për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e këtij viti është 1.6 përqind.
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi bëri me dije edhe disa nga vendimet e tjera të qeverisë, miratuar sot që lidhen me pensionistët dhe skemën e kontributeve shoqërore.
Klosi tha se rritja e pensioneve në masën 1.6 % është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3% dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 %.
“Rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se çmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve”, theksoi ai.
Ministri Klosi vuri në dukje se filozofia e qeverisë për rritjen e pensioneve është e ndryshme nga ajo e paraardhësve, të cilët, shtoi ai, pa asnjë lloj analize dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, çuan drejt falimentimit skemën e kontributeve shoqërore.
“Ndryshe nga kundështarët tanë polikë, që pa pikë cdo përgjegjësie, pensionet i trajtuan si vendime politike elektorale, qasja jonë është krejtësisht e ndryshme. Vendimet tona për pensionet, kanë në balancë rritjen e pensioneve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së skemës së kontributeve shoqërore”, deklaroi Klosi.
Vendimi i sotëm i qeverisë nis zbatimin nga data 1 gusht , ndërsa sipas Klosit, efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi për pjesën e mbetur të vitit llogariten 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në buxhetin e shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635 mijë pensionistë, prej të cilëve 461 mijë janë pensione qyteti, rreth 142 mijë janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 32 mijë janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.
Ministri Klosi, po ashtu informoi se Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin “Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore”. Vendimi, tha ai, rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet per pensionet e posacme per keto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme.
“Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të vecanta kanë qënë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë”, u shpreh ministri.
Përmes këtij vendimi, vijoi ai, shmangim këtë padrejtësi, duke barazuam trajtimin financiar, përmes akordimin të shtesës së pensioni të posaçem shteteror. Referuar vendimit, parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.
Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, është 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit. Edhe këto pensione indeksohen në masën 1.6 %, si gjithë pensionet e tjera.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe dy vendime të tjera që shkojnë në drejtim të përmirësimit të kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensionit.
“Janë bërë disa rregullime të tjera për disa kategori të tjera, që nga skema e vjetër e pensionit kishin pengesa apo problematika. Me këto vendime dhe të tjera që i kemi në shqyrtim do ti japim fund njëherë e përgjithmonë të gjithë kaosit që ishte krijuar në skemën e kontributeve shoqërore, do tu japim fund padrejtësive, trajtimit të pabarabartë, burokracive, zvarritjeve e mundimit të qytetarëve shqiptarë për përfitimin e pensionit”, deklaroi ministri Klosi.

Qeveria duhet te na tregoje me se pari se ku vane parate e paguara nga pensionistet qe kane vjetersi pune 35 vite, dhe qe marin pension sikur te kene vjetersi pune 15-17 vite? Kjo eshte ceshtja, dhe jo rritja me nje Kafe e pensioneve te qelbura, aktuale.
Ne Diktature qe ishte regjimi me i keq ne bote pensionistet, padallim, mernin pension ne masen 70% te rroges mujore te tre viteve te fundit te punes. Sot ne Demokracine Shqiptare te Berishes, Nanos, Rames – pensioni eshte sa 30% e rroges se tre viteve te fundit te punes!? Pra: Kur ishim keq, pensionistet qene mire. Kur jemi Mire, pensionistet jane keq! A duhet te kesh qene apo te jesh komunist qe ta kuptosh skemen dallkauke te pensioneve?!. Jo. Mjafton te jesh shqiptar.
Prandaj: Demokracia osht qef per Kriminelet, politikanet, nepunesit e koruptuar. Dhe, Vdekje per pensionistet. Po, Rinia e te gjithe pensionisteve eshte vetem nje periudhe, 16-40 vjec – per ate qe jeton 80 vite jete – dhe vetem nje cast ne pafundesine e qenies mbi toke. Ajd se do bohet mire, meqe nuk po ka shons te bohet edhe me keq. Tung Lale.
Poshte – bijte bastarde te pensionisteve dhe veteraneve te nderuar te Luftes dhe Punes.
Sidoqofte, pagat dhe sidomos pensionet ne Shqiperi vazhdojne te jene me se qesharake, dhe aspak dinjitoze! Pse nuk miratohet minimumi jetik, ku te gjithe te merrnin vesh se ku eshte niveli minimal i jeteses? Perderisa kete nuk e permend kush, pikerisht ketu fshihen gjera te liga……..
C’behet me Statusin e NAFTETAREVE ? Me 24 Prill 2015′ nje grup Naftetaresh nga Vlora e Fieri (dale prej vitesh ne Pension) Na priti ne Presidiumin e Kuvendit Popullor Z. Petrit Vasili. Na degjoi e premtoi se do ta trajtonte si Grup Parlamentar kete problem! Me 31 Maj 2015 erdhi ne Vlore K/Ministri Edi Rama: Edhe Ai tha se kishte dijeni, do t’a shohin ! KUR?!
qe te garantoni skemen e pensioneve me mire mos i rrisni fare.Keshtu ju shpetoni nga falimenti dhe nuk beni budallaleqet e Saliut qe merrej me pensionistet
Rilindasit po nxjerrin dhjame nga pleshti per pensionistet ndersa vet perlajne cfare gjejne perpara.
Bravo Edi Rama! Votat e pensionisteve i ke me te sigurta se kurre!
Kjo qeveri vetem per rritje page e pensioni mos flase fare se e ka gojen me mut. Sa ishin ne opozite zienin kopeja e Braceve per rritjet qesharake te pagave e pensioneve te Berishes, kur hypi vete ne pushtet ka 3 vjet asnje kacidhe nuk ka shtuar. Por ama ka shtuar borxhin publik, nga 62% ne 74% si lak ne fytin e te gjitheve. Qeveria Rama nje deshtim i plote ne ekonomi.