Qeveria jep fondin prej 1.17 miliardë lekësh për rritjen e pensioneve për vitin 2016.
Në Dokumentin e Reformave Ekonomike, Këshilli i Ministrave ka miratuar vlerën e parave që do të jepet për rritjen e pensioneve.
Në programin ekonomik të qeverisë shkruhet: “Skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2016 parashikohet në masën 13,3 miliardë lekë sa 7,4 e PBB-së, nga e cila për politikën e rritjes së pensioneve janë parashikuar 1,17 miliardë lekësh”.
Në vitin 2015 pensionet u rritën me 1,4 përqind me një fond të akorduar nga qeveria prej 554 milionë lekësh, dy herë më pak se ky i akorduar për vitin 2016.
Kështu pensionet për vitin 2016 do të rriten me 1,4 përqind . Rritja e pensioneve nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë. Qëllimi i kësaj rritjeje është kategorizimi i pensioneve. Është akoma herët për ndarjen e kategorizimeve, por ky fond është parashikuar për t’u dhënë deri në muajin korrik. Për këtë muaj qeveria indekson pensionet, aq sa ç’është inflacioni në vend.

Gazetari na tregon peralla me mbret:
-“Për këtë muaj qeveria indekson pensionet, aq sa ç’është inflacioni në vend.”!!
Jo more!!
Allah!Allah! Tobestafkurullah!
Do indeksohen pensionet???
Lumturi e madhe!
Asnjehere nuk ka ndodhur kjo “GJEME” prej 25 vjetesh!
Gjithmone qeverite kane quajtur RRITJE TE PENSIONIT vetem INDEKSIMIN E RRITJES SE CMIMEVE!!!
Tani do t’u bekan dy rritje!!!
Allah!Allah!
Do jete e vertete kjo mrekulli???
Na kane vjedhur MILIONA nder vite dhe tani na mashtrojne me THERRIME!!!
Uuuuaaaaaaa,cfare estradeeeeee!!!
Kur do jepet kjo shfaqje qe te prenotojme biletat???
Vetem per rritje pensionesh mbylni gojen e t’iu vije TURP ta deklaroni,se pensionet ne Shqiperi jane sa per te blere BUKEN THATE!!!
Domosdo,se qindra fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,hekurudha etj qe ndertuam ne pensionistet gjithe jeten i GRABITET ju shushunjat e politikes,ndersa ne hallexhinjve na dhate nje cope leter me vrime qe as per te fshire menderen nuk mjafton!