Qeveria shqiptare ka marrë vendim të rrisë sërish pagat dhe pensionet, pavarësisht se zgjedhjet e përgjithshme janë vetëm pas një muaji. Kjo rritje, që pritet te jetë sipas kategorive nga 1 deri në 5 për qind do të nisë nga data 1 korrik. Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se specialistë të këtij dikasteri kanë hartuar për këtë qëllim një projekt-vendim. Sipas projektit, pagat e larta do të rriten vetëm me 1 për qind, ndërsa pagat e ulëta 5 për qind. Në projekt është parashikuar që të mos përfshihen pagat e funksionarëve të lartë, nga Presidenti i Republikës deri te pozicioni i Sekretarit të Përgjithsëm në ministri. Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3 deri në 4 për qind.. Po sipas këtij projekti, pensionet pritet të rriten mesatarisht me 3 për qind. Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit. Ky fond është parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat politika të reja pagash më vlerë 1 miliardë lekë dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë.
Keta bushtrat politikane e pushtetare,perse nuk ulin rrogat e diatat qe marrin e tja u ngrene pensionisteve te shkrete qe su dalin as per ilacet.Ju befshin helm leket e popullit .