Qeveria ruse, taksë ekstra makinave të shtrenjta

anazapta

Qeveria ruse do të miratojë një ligj, sipas të cilit makinave të luksit do t’u vendoset një taksë ekstra. Ligji është sugjeruar nga presidenti Vladimir Putin. Lajmin e jep e përditshmja “Vedomosti”, e cila u referohet burimeve të saj pranë administratës së kryeministrit Medvedev.

Tema në fjalë është diskutuar dje në mbledhjen e qeverisë për çështjet fiskale. Por nuk është akoma e qartë lloji i taksës që do të aplikohet. Pritet që ajo të jetë taksë mbi pronësinë ose taksë që do të paguhet nga blerësi në momentin e blerjes apo importimit.

Rusia është ndër vendet e para në Europë për numrin e makinave të shtrenjta.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *