Qeveria shqiptare bëhet me “avion zyrtar” nga Turqia

Leda Hysa

Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.

Faqja e internetit Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.

Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij.

Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se  në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”.

E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan “vëllai dhe miku ynë i pandarë” presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto.

Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë.

“Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati.

BIRN

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Turqia tashme ka ne dore te gjithe Industrine e Rende;
    Banken Kombetare Shqiptare (lexo: Turke), rrjetin e madh te xhamive dhe hoxhallareve, pse te mos kete edhe aviacionin arnaut? Se dyti, kur politika e shqiptareve ka mbetur tek thiirjet per vrasje te Sali Berishes dhe tek revolja e Vladimir Gjuetarit, kryeministri i Shqiperise duhet te ruhet dhe te udhetoje jo vetem me makina te blinduara, por edhe me avione te blinduar.

  • Une bleva ne 1994 Benzin e pare te perdorur. Ishte i 1977 dhe ne fillim e kishte pasur nje pasanik gjerman, pastaj ne 1985 deri sa e kishte vjedhur ai shqiptari qe ia bleva une e kishte perdorur personeli i Air Nigeria ne Rome.

  • Populli kthehet ne germadhat e rrenuara nga termeti, Ramuti merr avion personal.
    Bravo bravo, shto dhe koncesionet e PPPte se keni gjetur vullnetare te vdekjes.
    Njerezit japin jeten per ju, dhe zerin nuk e ngrene

  • Behuni pak realiste e mos thoni brockulla .Nuk me intereson pse u be qeverija me avjon.Jo tani por dhe ne kohen e Dulles kishte te tille .Bile i gjithe populli ne dispozicjon sa dhe jeten jepnin per te .
    Rama do beje ndryshe nga te tjeret .Presidenti i Uganes ka ne dispozicjon jo vetem avjona por dhe garde te vecante qe levizin me eskorte teper te blinduara .Keto duam zduam jane te percaktuara me ligj per kokat e nje vendi .Kemi popullin fukara themi . E kujt i ka plasur deri tani per popullin qe i eshte rrjepur lekura?
    Cudija tjeter qe bie ne sy eshte se na qenka turk. Ketu fillojne dhe debati shekullor i shqiptarve . Pse turku . Pak ndenji ai ne Shqiperi .Prap me turkun do te shkojme ne ?.Dhe oreksi hapet deri sa ata qe jane te lidhur me turkun etikohen armiq te popullit. Sipas kesaj teorije ne nuk duhet te trokasim tek armiqte qe na kane pushtuar ne te shkuaren .Po ku ti kerkojme ne ato shtete qe skane asnje lidhje me te shkuaren tone? Ne Kontinentin Evropjan sbesoj se gjejme ndonje te pershtatcem .Ne ate Aziatik gjithashtu . Ne ate Amerikan kemi patur dhe kemi SH.B.A.Ne Afrike nuk behet fjale . Si do tja beje populli ine fukara . Grushte bashkuar rreth partise perpara per fitorje te reja .Te tjerat i shtoni ju qe ju ka zene meraku per miqsine shqiptaro turke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *