Muxhahedinët iranianë refuzojnë ofertën e Berishës për të strehuar 210 prej tyre në Shqipëri. Në një deklaratë për Associated Press, përfaqësuesi i tyre, Shahin Gobadi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, thotë se e vlerëson gatishmërinë e Berishës, por nuk mund të pranojnë ofertën për vetëm një pjesë të vogël të grupit opozitar iranian. Sipas OKB, janë 3 mijë anëtarë të këtij grupi që jetojnë në një bazë amerikane në Irak. Iraku dhe SHBA po tentojnë që të nxjerrin grupin nga Iraku. Muxhahedinët janë kundërshtarë të regjimit fetar të Iranit dhe kanë luftuar përkrah Sadam Hysein në përplasjen Irak- Iran. Ata njihen si opozita e Ahmedinexhadit, megjithatë deri vonë janë cilësuar si grup terrorist.
Qeveria shqiptare: Strehojmë 210 muxhahedinë nga Iraku
16 mars – Kryeministri Berisha priti sot në takim Zëvendës Ndihmëssekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf, së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësues të Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Z. Henry V. Jardine si edhe diplomatë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Pasi u uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e veçantë të pres në Tiranë Zëvendës Ndihmwssekretaren Leaf dhe ambasadorin Kobler duke e konsideruar këtë vizitë të rëndësishme si një kontribut dhe një shprehje tjetër e bashkëpunimit të ngushtë e të shkëlqyer me SHBA-të me OKB dhe agjencitë e rëndësishme të saj.
Zëvendës Ndihmëssekretarja e Shtetit Leaf, e falenderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të miqve të përbashkët nga Uashingtoni. Pasi u ripohuan marrëdhëniet e bashkëpunimi i shkëlqyer midis SHBA e Shqipërisë, biseda u ndal në kërkesën për zhvendosjen e disa individëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK të cilët ndodhen në Kampin e “Liria”, në Irak dhe strehimin e tyre për arsye humanitare në Shqipëri. UNHCR u ka dhënë disa residentëve të Kampit “Liria” statusin e refugjatit dhe po bashëpunon me qeverinë shqiptare për tu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane për këta rezidentë.
Kryeministri Berisha i theksoi Zëvendës Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf, se sikundër ju premtua Sekretares së Shtetit Clinton, gjatë vizitës së saj historike në Tiranë dhe qeverisë së SHBA, qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për tu ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’ju krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.
Zëvendës Ndihmëssekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha duke theksuar lidershipin që ai po dëshomon edhe për këtë çështje, si një mik i vërtetë i SHBA-ve. Nga ana e tij, Ambasadori Martin Kobler i shprehu Kryeminstrit Berisha mirënjohjen më të thellë të tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm e organizatës së OKB-së si për bujarinë që qeveria shqiptare po dëshmon në këtë rast dhe për faktin që Shqipëria po u tregon vendeve të tjera një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të ngushtë e të sukseshëm ndërkombëtar, në emër të vlerave të jetës e të humanizmit.
Shikoni foton ! A nuk ju duket si nje takim ku krushqit prezantojne nusen me dhendrin per here te pare?
Nusja eshte kjo femra e cepit nga ana jone e dhendri eshte ky lloshi i cepit nga ata.
Te tjeret bejne pazar sa oke miser ben nje nuse me duvak . 😛
Sala si gjithmone burre shteti qe vret pa iu dridh dora.