Qeveria synon të privatizojë Albpetrol brenda 2015-s dhe të shesë aksionet e ARMO, Albtelekom, INSIG

editor

Kompania shtetërore “Albpetrol” do të privatizohet brenda vitit 2015­.

Ministria e Ekonomisë ka ngritur grupet e punës për të bërë vlerësimin e aseteve të kësaj kompanie dhe më pas ajo do të nxirret në shitje.

Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i privatizimit, Zamir Stefani, sqaron se kontrata që do të bëjë qeveria me kompaninë nuk do të jetë favorizuese për të, siç është bërë rëndom me shitjen e burimeve të naftës.

Po kështu qeverisë do t’i duhet që fillimisht të zgjidhë edhe marrëveshjet që “Albpetrol” ka me firmat të cilat që kanë marrë koncesionet për vendburimet e naftës, si “Bankers” apo “Stream Oil”.

Nga ana tjetër, po këtë vit Ministria e Ekonomisë do të nxjerrë në shitje edhe 40 asete të tjera, këtu bëjnë pjesë edhe kompanitë ku shteti ka një përqindje të vogël të aksioneve.

Ndërkaq, kanë nisur procedurat edhe për privatizimin e shoqërisë “INSIG”, kompani sigurimesh ku qeveria zotëron 100% të aksioneve.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në 2016-ën do të privatizohet dhe pjesa e mbetur e paketës së “Albtelecom”.

Për Albpetrol është bërë edhe një vlerësim i mëparshëm nga “Patton Bogs”, firma konsulentë e cila dha asistencë në tenderin e zhvilluar gjatë qeverisë Berisha.

Por, megjithë dështimin e tenderit, oferta maksimale që nxori në atë kohë “Patton Bogs” për vlerën e shitjes së Albpetrol ishte 250 milion euro.

Sa për “INSIG” shteti mendon të fitojë rreth 15 milion euro, duke qenë se borxhet dhe detyrimet që i kanë palëve të treta degë të saj kanë bërë që vlera e saj të bjerë çdo vit.

Share This Article
39 Comments
  • Esenca e asaj qe ka ndodhur me naften qendron ne sa me poshte
    – pompoziteti politik i kalimit nga diktatura ne demokraci, aspak real. Nuk vleresohet aspak r puna kolosale e specialisteve dhe e punonjesve, pervoja e tyre, arritjet nepermjet kesaj pune qe drejtohej nga nje dore e vetme, diktatori. Nuk eshte bere dallimi nga dy Partite e sotme qe Partia e tye parardhese synonte glorifikimin e Njeshit deri edhe tek ndrimi i emerit te Kryeqytetit te Naftes nga Kucove ne emerin e kriminelit bolshevik, emerin e Gjenralizmit Stalin.

    Te dyja Partite kane heshtur per punen e panderprere, gjigante te shqiptareve per keter dekada, te ardhurat e se ciles kalonin si lume per shkelqimin e Njeshit dhe militarizimin total te jetes per Njeshin, qe Njeshi te qendronte ne rangun e Zeusit dhe cdo tre vjet te denonte nga nje Promethe.

    Nuk ka dale nje ze prej ketyre Binjakeve te pushtetit te trasheguar qe gjithe kjo pune marramendese e nxiste Zeusin ta mbante situaten dhe gjendjen ekonomike te popullit ne teh te briskut, sikur do ti shembej qielli brenda gardhit me gjemba si te ishte nje kamp gjigand perqendrimi.

    Keta binjak sillen si te verber per pasurite mbitokesore, shkatruan punen gjigante per ndertimin e Hidrocentarlit mbi Devoll qe ishte veper energjitike dhe kryeveper per ujitjen e gjithe myzeqes deri edhe kodrat e ulkete, prishen gjithe fermat bujesore dhe blektorale qe mund te rikonstruktoheshin drejte ekonomise se tregut, shkatruan fabrikat dhe uzinatr qe mund te rikonstruktoheshin dejt ekonomise se tregut.

    Ekonomia e tregut e detyron politiken te behet politike ekonomike.
    Pa mohuar demin prej nxitjes se shkatrimit te naftes dhe minierave, demi me i madh qe sollen keta Binjak eshte shkatrimi i pervojes, eksperiences, forcave prodhuese, nenvleresimi total i inteligjences ekonomike projektuese dhe prodhuese ne te tera fushat.

    • Nafta qe eshte pasuri e shqiptareve eshte perdorur vetem per te pasuruar Berishen, familjen e tij dhe sherbetoret e pushtetit.
      3 milion njerez jemi dreqi e mori.
      si mund te rrojme ne varferi me keto pasuri?? kemi potenciale per turizem kemi nentoke te pasur.
      si ka mundeis o zot, te vuajme?

      a do jete ndeonjejere dikush edhe ne sherbim te vetes por edhe ne sherbim te njerezve te varfer, duke rritur investimet dhe duke permiresuar mireqenien e tyre??.

      • nafta duhet te jete e shtetezuar
        tradhti e qellimshme dorezimi i nje sektori te tille te mender “privatet”

    • Naften dhe komunikimin Shqiperia uhet ti kete te vetat shteterore.

      Albpetrol ka nxjerre deri me tani zero leke per shtetin dhe miliarda per te babeziturit e Saliut.

      Shpresojme qe vota qe dhame per keta te rinjte, te coje ue tek e majta, tek populli, tek te varferit se te pasurit kane po nuk ngopen kurre

        • eshte per te ardhur keq kur je i detyruar te shesesh dhe ato pak nderrmarrje fitmiprurese qe jane ne pronesi te popullit shqiptar ! gjithandej po i bien kokes me grushta qeverite qe kane shitur te tilla nderrmarrje te medha apo qe kane dhene rruge e autostrada me konçesione! per mendimin tim nqs mireadministrohen keto nderrmarrje besoj se jane te afta te gjenerojne para qe duhen per investime dhe rimekembjen e tyre! edhe nqs perdoren si kolateral per te marre hua ne tregjet financiare i shlyejne vet kredite e marra! eshte per te ardhur keq kur nje privatizim te tille e ben e majta ne pushtet, ne nje kohje kur e majta duhet te perfaqsoje shtetin proteksionist dhe provident! flas ne parim sepse nuk e njoh gjendjen financiare te shtetit dhe sa e nevojshme eshte te shiten keto aksione, por nqs perdoren parate per te paguar borxhe eshte humbje e madhe! dreqi ta haje, kush na ka qeverisur dhe na ka çuar ne gremine? kush i mban pergjegjsite? i mjeri popull qe duron ne kurriz te tij paaftesite dhe horrlleqet e qelbesirave ne pushtet( te djeshmit apo edhe te sotshmit)!

  • sektori i naftes u rrenua totalisht qe te privatizohej sa me lire nga njerez te lidhur me politikanet,ky sektor njihet si deshtimi i madh i qeversjeve te majta e te djathjta ne Shqiperi.
    mblidhni ato leket dhe jepjani shteti do jeni te nderuar nese

    • Bravo Edvin, bravo gjithe Arbeneve dhe Erjoneve te Rilindjes.
      Shitini edhe aksionet qe kane mbetur te Albtelekomi, INSIG-u dhe 49 asete te tjera.
      Pra gjithshka u shit, mbetet vetem ajri.
      Dhe nje keshiille Edvin, me parate qe do te marresh nga keto privatizime
      shlyel edhe kestin e peste per te denuarit politike
      dhe likujdo borxhet per biznesmenet e Saliut.
      Degjo, do te jesh burre i lig po rrite qofte dhe 1 lek pensionet dhe rrogat,
      do te te quaj mut-muti po rregullove ndonje spital, shkolle apo kopesht.
      Do te te quaj komunist te pandreqshem nese fut ne pune ndonje socialist.

      • Ti fusin nje te privatizuar shpejt e shpejt dhe ta mbyllin njehere e mire kete pune.
        Strategji eficente.
        Popull hani mut..me gaz pusi

        • Prape me Albtelekomin Ahmetaj? Nuk i mjaftuan milionate vjedhura me Hermes-in?
          Po Albpetroli perse qenka kaq e nevojshme te privatizohet apo rilindesve nuk u durohet te presin me vite e duan t’i bejne milionat sa me shpejt te jete e mundur!

  • KLSH te na thote pse
    ish-qeveritaret nuk pergjigjen per mosrakordimin e shitjes se ndermmarrjes me te madhe te naftes ne vend dhe te mashtirmit qe i beri jo vetem popullit me mungesen e transparences,

    • THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
      Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
      Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
      Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
      Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
      Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

  • Mosprivatizimi i Albetrolit pervecs turp per qeverine qe iku pati nje gje te mire se kjo pasuri e vyer esthe akoma ne duart e shqipetareve dhe jo te mashtruesve BLU

  • Eshte e pamoralshme qe zonat me te pasura ne shqiperi me pasurite mbitoksore dhe nentoksore jetojne si pjesa me e varfer ne shqiperi,

  • Me Naften filloj rindertimi i Shqiperise kur Enver Hoxha ne vitet e para te çlirimit deklaront ” ne punen e fillojme nga Kuçova” Gjithçka qe u ndertua ne periudhen e socializmit e ka burimin tek puna me naften ne kuptimin me te gjere te fjales.Eshte e tepert te flitet ketu per ato aspekte te ekonomise qe bene te lulezoje jeta e njerezve jo si ne mesjete, ne Shqiperi .

    Ishte pikerisht ky zhvillim qe u dha sigurine dhe shpresen njerezve per nje te ardhme gje qe e çoj popullsine brenda 40 vjetesh ne 4 fishin e asaj qe u trashegua nga e kaluara.Natyrisht kjo nuk i perligje gabimet e bera me pas nga Pushteti popullor.

    Persa i perkete atyre qe thon se me paret e naftes u ndertuan bunkera, kjo eshte nje nga ato slogane qe e kemi degjuar prej 20 vjetesh nga korri i kukuvajkave me Berishen ne krye dhe eshte vertete per te ardhur keq me “specialisin” kur, nderkohe qe perpiqet te demaskoje veprimtarine e pushtetreve flet me sloganet e tyre qe tashme jane bere bajate.

    Po ashtu eshte per te ardhur keq qe disa nuk e dine se financimi i fortifikimit eshte bere totalisht me nje paket ndihme nga qeveria kineze ne shkembim te sherbimeve internacionaliste qe Shteti shqiptar beri per njohjen e Kines nga OKB dhe te drejten e levizjes se flotes tregetare Kineze me flamurin shqiptar sa kohe qe Kina nuk ishte njohur nga OKB.

  • NAFTA dhe Burimet e tjera N/Tokesore jane “Thembra e AKILIT” per Atdheun Tone.
    Nga te Huajt eshte shpuar dhe eshte nxjerre Nafta ne Drashovice-Vlore qysh ne vitin 1918 ne thellesine 200 m. Pushtuesit Italian vazhduan Shpimin dhe Nxjerrjen e Naftes per INTERESAT e Tyre.

    Ishte Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise qe ANULLOI KONCENSIONET e dhena te Huajve! U rindertuan, u vune ne shfrytezim ato vend-burime ne dobi te Ekonomise Shqiptare. U shtri Harta per Kerkimin e Nxjerrjen e Naftes ne Vend-Burime te Reja ne thellesi deri 4500m. U Ndertuan Rafineri te Reja per Perpunimin e Naftes. Krahas specialisteve te vjeter, u derguan Jashte shtetit dhe u Diplomuan kuadro te shkelqyer per Kerkimin, Shpimin, Nxjerrjen e Perpunimin e Thelle te NAFTES!

    Gjitheshka u Arrit ne ato 40-45 vjet,u SHKATERRUA ne keto 23 vjet “DEMOKRACI”. Pushtuesit e Huaj Nuk e ben kete! Kjo eshte njera nga TRAGJEDITE qe realizuan Pusht-etaret e Kesaj periudhe. P.S.-Jam Deshmitar i punes ne Nafte, Ing.Elektrik-Telefona, prej vitit 1975 deri sa dola ne Pension (2004).

  • per naften si model të kemi Norvegjinë, që ka popullsi sa Shqipëria dhe Kosova bashke. Ajo naftën e ka pasuri shtetërore (zotron 80% të saj dhe kontrollon rreptësisht të gjithë naftën dhe gazin). Në Norvegji është zbatuar kapitalizmi shtetror. Norvegjia ka nivelin më të lartë në botë të mirëqënies së popullit, ku 52 % të të ardhurave për frymë të popullsisë së saj vijnë nga pasuria publike (shtetrore) dhe jo nga “privatizimet”.

    • Vesel faleminderit per informacionin.
      E kam theksuar dhe njehere qe te merret model Norvegjia, po specialistet dhe gazetaret k,va na e kthejne ne domosdoshmeri privatizimin..per hir teFMNse,,

  • Sa specialista nafte kishte para çlirimit dhe sa ishin ne fund te periudhes se socializmit?
    Sa specialista te naftes te shkolluar gjate periudhes se socializmit kane ngelur sot, qe punojne aktualisht ne nafte, jo qe shesin banane.
    Kush deshiron te jet objektiv , tu jap pergjigje ketyre pyetjeve. Cezari ishte diktator por bota ka nje shprehje te trasheguar qe nga koha e Cezarit: Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.

  • Edhe Albetroli po i pershtatet stilit kooperativist te realizimit te planit ashtu sic po bejne Tatimet dhe Doganat. kjo domethene qe pas atyre shifrave te genjeshterta po behet nami.
    Shkova tek faqja web e Albetrolit per t’i hedhur nje sy bilanceve po gjeta dicituren “jane ne perditesim”. Jo me kot si KLSH si Prokuroria kane gjetur shume gjera qe nuk shkojne. Premtuat trasparence, ku eshte?
    http://www.albpetrol.al/bilancet/

  • Albetrol eshte vjedhur jo vetem nga Saliu,po qe nga Enveri,Saliu,Meta,dhe po vazhdon te rripet pa meshire per PARINE e tiranes.,per vareset 250 mije euroshe te Monikes,per jeten lluksoze te nanos ne vjene,per miliardat e saliut…..
    Populli shqiptar eshte i destinuar te vuaje Historikisht!!!!

  • Po presidenca, kryeministria,ministri-të, ushtria,policia, kur do të privatizohen? Për çfarë t’i duam kur nuk ju mbetet asgjë për të administruar!? Po ajri përse është lënë jashtë privatizimit? Po gratë kur do t’i privatizojnë qeveritarët meshkuj dhe burrat qeveritaret femra? Kot i lini dhe këto? Madje kot i lini dhe deputetët pa i privatizuar për mish? Aty në parlament të bëhet thertorja? Asnjëherë nuk e pyetët popullin për pasuritë e tij, ju dhj…fsha rracën!? Populli gjoja “sovrani” !!!? Sovrani me “leshtë e Currës” në zotërim!? Privatizojeni edhe popullin që të mos kini telashe njëherë e mirë!? Tung!

  • Kjo qe po ndodh eshte per te uluritur.
    Nje Kryeministeri nje partie te majte eshte ekstremist i djathte dhe detyrimisht Ai do privatizoje cdo gje. Ti KM i pa fytyre pyet nje here Tony Bler , sepse ne dime qe e ke dhe keshilltar, apo genjeve popullin si zakonisht, dhe Ai do te thote qe ne kohen qe ishte KM i Anglise(kapitalizmi me i vjeter ne bote) u bene disa shtetezime te rendesishme , ndersa ti ne Shqiperine qe eshte ne vitet e para te kapitalizmit, kerkon ti privatizosh te gjitha.
    SOCIALISTA BYTHPAMBUK!
    Behuni nje here me bythe te forte dhe shporreni kete monster qe eshte Kryeminister sa nuk eshte vone per Shqiperine dhe per PS.

  • Nese pjeston 300 milion Euro per 3 milion shqiptare i bie qe qeveria ti jape cdo shqiptari te pakten 100Euro per koke. Me 100 euro mund te blesh e shumta nje muaj ushqime dhe kaq qe fitimi nga te gjitha keto privatizime.

    Flas ketu ne rastin me te mire dhe parate e marra nuk shkojne per te lare borxhe apo neper xhepa pushtetaresh nga ankande fiktive.

    Pedicabo ego vos omnes!

  • Këto nuk janë “privatizime”, por shitje dhe grabitje nga qeveritarët. Këta janë vazhduesit besnikë të Berishës. Këto janë krime antikombëtare. Çfarë duhet bërë? Populli t’u thotë stop këtyre gjoja “privatizime”. Populli të kap prej gryke mender deputetët, që janë vegla qorre të partive. Të protestojnë fuqishëm naftëtarët dhe mbarë populli kundër këtyre gjoja “privatizimeve”. Në të kundërt, populli le të vuajë si qeni.

  • dhe kur duan ta privatizojne tani pikerisht qe eshte gjetur nje zone shume e pasur naftembajtese ne detin ‘jon’,,,,,cfare koincidence,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!( fmn-ja ka shkaterruar te gjitha vendet qe kane marre borxh tek ajo ;nese 1 shtet merr 1 borxh me interes 5% brenda 20 vjetesh shteti shpenzon per interesin nje shume te barabarte me huan e marre,brenda 40 vjetesh ai paguan dyfishin e kesaj shume ,brenda 60 vjetesh trefishin,,,,,dhe gjate kesaj kohe borxhi mbetet 1 borxh i pashlyeshem)

  • Qe te flasim qete dhe pa nerva eshte pak e veshtire,por le te mundohemi.
    Privatizimet e sektoreve strategjike,si nxjerrja e naftes dhe perpunimi i saj,hidrocentralet e medha qe prodhojne energji elektrike,disa nga minierat (si: kromi e bakri) dhe telekomunikacioni eshte nje gabim fatal,qe e con ekonomine e shqiptareve me keq se e ka cuar deri tani.Kjo gje eshte bere dhe vazhdon te behet me ndergjegje nga te dy partite qe kane sunduar vendin per 25 vjet,per te pasuruar njerezit e tyre ne kurriz te te gjithe pjeses dermuese te popullit,i cili nuk di nga t’ja mbaje kur voton,mbasi nga njera ane kerkon te haqe qafet ata qe e kane sunduar per 4 vjet dhe nga ana tjeter,nuk kane besim tek ata qe do te vijne.Fakti eshte se socialistet qe jane ne pushtet,po veprojne ne vazhdimesi te Berishes, duke privatizuar te gjitha asetet e ketij vendi.
    Zoti Kryeminister duhet te marre keshilltare specialiste te ekonomise dhe jo amatore,qe nuk ja prishin per asgje!Kryeministri duhet te dije se naften e kane shkaterruar pikerisht privatizimet e deritashme,duke i shitur te gjitha aksionet,e per rrjedhoje shteti merr aq te ardhura sa duan kompanite private.Kryeministri nuk duhet te ndjeke rrugen e paraardhesve te tij,te cilet, me ndergjegje, e kane shkaterruar kete industri,por,edhe ne se do te privatizoje kete sektor strategjik,apo edhe te tjeret,duhet qe SHTETI TE MBAJE PER VETE MBI 51 PERQIND TE AKSIONEVE, me qellim qe te kete ne dore vendimmarrjen perfundimtare.Ne te kundert, do vazhdoje te shkaterroje me tej ate pak gje qe ka mbetur ne kembe,nga shkaterrimet pa kthim,te deritanishme.Ne te kundert,edhe kjo qeveri dhe ky Kryeminister,do te perfundoje ne koshin e plehrave.Urojme qe qeveria t’i therrase mendjes,para se te mbetet ne histori si tradhetare e interesave te vendit dhe te ketij populli te vuajtur.Dhe,mos u cuditni aspak,kur njerezit,qe therasin per rregjimin e Enverit,sa vijne e shtohen!

  • Po ndiqni more hajdute eksperiencen e Norvegjise qe nuk ka shitur naften ,po ju e keni mendjen vetem per te shitur,apo i shisni dhe i bleni vete si Saliu,po merni more hajdute eksperiencen e Norvegjise qe nuk i ka shitur resurset e naftes dhe eshte shteti me i pasur per njesi npopullsie vetem ne saje te kesaj.Cfare beni more te cmendur qe imitoni Putin majmunin qe e grabiti gjithe pasurine e Rusise ,dhe populli vuan !

    Per kete kauz duhet te ngrihet opozita ,po cfare te ngrihet ,ajo vete i shiti te gjitha ,Saliu dhe per pak per para do shiste dhe Lirijen (Sllobodanken ). Po si nuk doli nje politikan te mendoje per komb,deputetet ja shofin ku e ka syrin Saliu dhe te gjithe dakort,ja shofin syrin Edit ,perseri e njejta gje !

  • Po formoni more nje parti ,Bedri Islami , Mero,analistet pozitive ,komentuesit te nivelit Pellumb Zaimi,etj etj qe nuk mund ti kujtoj ,si dhe te gjithe komentuesit ne kete artikull jane kundra privatizimit te naftes,do mbeshteteni nga pjesa patriotike e kombit ,mund te jete nje loje e Edit me Saliun ,sic bente Sala me Fatosin ,sigurisht ne tave eshte gjithmone Iliri me bllok ne dore,mos ti lejojme keto plehrat e kombit qe po e shkaterojne kete vend te begate !
    Sala thote mire deri tani per mua ,vazhdo dhe ti Edi se ka pak dhe per ty! Kur te shitet gjithcka perse duhen zgjedhjet ,pse duhet parlamenti ,apo vetem per te mare pagat e larta ! E gjithe pasuria per disa miljon dollare ,sic u shiten 4 hidrocentrale,dhe del min industrise se per faj ta Saliut ,po rritet energjia ,po naften pse po e shisni more maskarenj qe mos ju a hengshin femijet ato pare haram !

    • Moisiu? Faleminderit për konsideratën! Më kini ngritur ca si tepër sepse sinqerisht ju them se nuk jam i nivelit të Bedriut e të Meros? Jam vetëm një njeri që zjen nga zëmërata për papërgjegjshmërinë që tregohet me këtë vënd dhe kaq? Zjej ashtu si ju në komentin tuaj? Zjen çdo patriot që e do këtë vënd pavarësisht se disa nuk i hedhin zëmêrimet në letër. Komenti juaj është i thjeshtë por ka energji patriotike të paparë!? Jam me ju? Nderime mik idealesh!

  • Une nuk jam specialist nafte dhe te tregut boteror te naftes, m.gj.ate kam keto mendime :
    – Fakti qe Amerika prodhon nafte dhe gaz me teknologjine e re te “fraking” nga rerat bituminoase ne sasi shume te medha dhe me nje kosto dy here me te vogel se Kanadaja si dhe fakti qe ekonomia boterore ka ulur kerkesen per nafte, ka bere qe aktualisht cmimi i naftes ne tregun boteror eshte ulur mbi 45%.
    Ne se kjo gje vazhdon kuptohet se do ulet edhe cmimi i naftes bruto shqiptare, pra do ulen edhe cmimet e shitjes se aksioneve qe ka shteti. Keto gjera nuk varen nga neve, keto gjera varen nga tregu. Pra per cmimin, fitimi ose humbjen e vendos ofert-kerkesa dhe jo mendimet tona pa buke dhe djersa dhe vetmohimi i naftetareve tane heroike.

    – Une kam punuar ne Mineralimpeks qe shisnim nafte dhe blenim tubat e naftes. Di me siguri se Problem shume i madh ne kohen e diktatures ishte se ne investonim shume ne blerje tubash nafte per cpime por nafte nuk po gjindej. Pra raporti midis dollareve qe fitonim nga shitja e naftes dhe dollareve qe harxhonim per tubot e çpimit, kishte krijuar dhimbje te madhe koke per qeverine.

    – Mos harrojme se edhe Rumania kishte sasira kolosale nafte dhe tani ka shume pak, gje qe krijoi edhe Probleme per ekonomine rumune. Une nuk e di se si shkon tani Puna per burimet e reja te naftes ne Shqiperi por di me siguri se ne vitet 1980 po zbulohej shume pak nafte ne Shqiperi. Tregu nuk pyet si se kane punuar ne menyre revolucjonare punonjesit heroike te naftes, tregu do te dije sa sa nafte zbulohet dhe nxirret per eksoport dhe sa eshte kostoja e nxjerrjes. Tregu nuk do bla bla bla, por njerez te zote dhe te ditur.

    – Ne diskutimet e mesiperme vihet re fakti se te gjithe ne tregojme peralla dhe historira pa pa buke pa dhene alternativa. Po behemi si Grillo ne Itali qe vetem kritikon pa dhene alternativa zgjidhjeje te problemit.

    – Dihet ne te gjithe boten se privati administron shume me mire se shteti. Pervoja ne Shqiperi ku shteti vendoste tregoi se ky ishte gabim i madh. Te mirat materjale i prodhon tregu dhe shteti duhet te jete vetem per shperndarjen e ketyre te mirave duke patur parasysh faktorin socjal. Pra duhet nje ekujliber midis tregut dhe shtetit.

    – Kam mendimin se njeriu mund ti haje te gjitha, ti pije pothuajse te gjitha por nuk mund ti di te gjitha. E them kete,qe fjalen e fundit per shitje ose mos shitje te aksioneve te qeverise ne industrine e naftes ta thone specialistat dhe jo militantet e partise qe nuk marrin vesh dhe Duan vetem te vjedhin.

    – Mendoj se Faktor vendimtar ne kete rast eshte edhe sasia e naftes qe ka dhe prodhon Shqiperia. Ne e ke sasi te vogel ka pak shanse. Mos harrojme se ne bote ka koncerne te medha te cilat jane te lidhur me njeri tjetrin dhe i bejne presjon cdo qeverie te varfer si jona, per ulje cmimi. Keto koncerne kane ne portofolet e tyre me miljarda dollare dhe dine si ti bejne presjon qeverise qe nuk ka leke, per te blere aksionet sa me lire.
    Tregu i bie shkurt,ka eksperience, ka rezerva te medha dollaresh,ka njerez te pregatitur dhe nuk pyet ne se populli yt nuk ka buke te haje. Tregu nuk eshte Jesus Krishti, ai nuk ka atdhe dhe blen aksione atje ku ka me shume leverdi dhe siguri.
    I them keto ne kuptimin qe qeveria nuk e ka aq te lehte, nga njera ana ajo duhet te paguaje reth 500mije dollare ne vit vetem per interesat aktuale te borxhit publik prej 9 miljard dollare, dhe nga ana tjeter te garantoje paqen socjale.

    Kuptohet se nuk jam specialist dhe nuk pretendoj se kam te drejte.

    Pershendetje

  • Te nderuar komentues te Dites, le te shperndajme neper blogje dhe familjet tona idene e nje REFERENDUMI,kunder shitjes se pasurive kombetare, sepse 1 milion votat nuk ishin qe ne te veshtrojme sesi shitemi dhe plackitemi dita dites nga dinjiteti, meritokracia, vendimmarrja dhe pasurite tona!!!

  • PRIVATIZIM= SKLLAVERIM…PRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIMPRIVATIZIM= SKLLAVERIM

  • ARMIKU I SHQIPTARIT ESHTE VET SHQIPTARI….F.KONICA

    Albanistan ka sipas statistikave rreth 1.200 karburante
    dhe rreth 500 i ka Kosova.
    NJE LLOGARI E THJESHTE………..

    po llogarisim 1.400

    1.400 KARBURANTE X 500 LITRA X 0.7 CENT QE MERR SHTETI X 360 dite = Minimumi rreth 180.000.000 milione euro kjo vetem si Takse + 80.000.000 milione fitime,pra nje minimum shteti fiton 260.000.000 milione euro,pa llogaritur nen produktet e naftes.
    Pra QEVERITE ANTISHQIPTARE JANE,KANE QENE,DHE DO TE JENE ARMIKU I POPULLIT TE SAJ.
    Ketu nuk po llogarisim Albtelecom,Insig,…etj.
    Ateher……….do vazhdoni te ziheni akoma per Ps dhe Pd!?!?!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *