Gjatë vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të fillojë privatizimin e të gjitha aksioneve shtetërore në kompanitë ku rezulton të jetë pronare.
Paratë më të shumta për arkën e shtetit priten të vijnë nga shitja e 100% të aksioneve të “Albpetrol”-it.
Burime për Vizion Plus thonë se e aksionet e kompanisë së vetme shtetërore që prodhon naftë sot llogariten të kushtojnë 95 milion euro.
Po për këtë firmë, është bërë edhe një vlerësim i mëparshëm nga “Patton Bogs”, firma konsulentë e cila dha asistencë në tenderin e zhvilluar gjatë qeverisë Berisha.
Por, megjithë dështimin e tenderit, oferta maksimale që nxori në atë kohë “Patton Bogs” për vlerën e shitjes së Albpetrol ishte 250 milion euro. Privatizimi i “Albpetrol” pritet të përfundojë në 2016-ën.
Dy paketa të tjera aksionesh që do të shiten janë përqindjet shtetërore të “ARMO” dhe “Albtelekom”.
“ARMO” llogaritet të shesë 15% të aksioneve shtetërore me një vlerë prej 22 milion eurosh, ndërsa Albtelekomi do të shesë 16% të aksioneve për 18 milion euro.
Një tjetër privatizim që do të nisë të behët 2015-ën është edhe kompania e sigurimeve “INSIG”.
Shteti mendon të fitojë rreth 15 milion euro, duke qenë se borxhet dhe detyrimet që i kanë palëve të treta degë të saj kanë bërë që vlera e saj të bjerë çdo vit.

eshte per te ardhur keq kur je i detyruar te shesesh dhe ato pak nderrmarrje fitmiprurese qe jane ne pronesi te popullit shqiptar ! gjithandej po i bien kokes me grushta qeverite qe kane shitur te tilla nderrmarrje te medha apo qe kane dhene rruge e autostrada me konçesione! per mendimin tim nqs mireadministrohen keto nderrmarrje besoj se jane te afta te gjenerojne para qe duhen per investime dhe rimekembjen e tyre! edhe nqs perdoren si kolateral per te marre hua ne tregjet financiare i shlyejne vet kredite e marra! eshte per te ardhur keq kur nje privatizim te tille e ben e majta ne pushtet, ne nje kohje kur e majta duhet te perfaqsoje shtetin proteksionist dhe provident! flas ne parim sepse nuk e njoh gjendjen financiare te shtetit dhe sa e nevojshme eshte te shiten keto aksione, por nqs perdoren parate per te paguar borxhe eshte humbje e madhe! dreqi ta haje, kush na ka qeverisur dhe na ka çuar ne gremine? kush i mban pergjegjsite? i mjeri popull qe duron ne kurriz te tij paaftesite dhe horrlleqet e qelbesirave ne pushtet( te djeshmit apo edhe te sotshmit)!
Shitje 100% e aksioneve te Albpetrolit?!
Po “rilindesit” sikur do te punonin per memedheun dhe jo per interesat e koçove!
Kjo eshte tregeti jo e ndershme z.te rilindjes nuk i dime shkaqet qe ju shtyjne te shisni gjithcka edhe ato qe la Berisha. Mos gje jeni ne gare kush te shese me shume ,,?Anuk ishit ju qe me te drejte e nuk pranuat te shiteshin 4 hidro centrale,? Tani c’ju gjeti qe po beni te njejten gabim Duket qarte se edhe ju u ka dale teper populli shqiptar, pronar i vertete i pasurise kombetare.
Cdo aktivitet ekonomik fitim prures nuk duhet te privatizohet,verini gishtin kokes mos beni tradheti si Saliu sa pa qene von ,,Ndonse jam me ju ,kete radhe jam kunder jush ,,!