Qeveria të komunikojë sinqerisht

redaktor

DITA, qytetarët e kuptojnë që qeveria është në hall. Mirëpo ne qytetarët e thjeshtë presim që qeveria të ballafaqohet me vetveten, pra a e dinte qeveria se në ç’derexhe ishte ekonomia e këtij vendi para se të vinte në pushtet? Natyrisht që e dinte, prandaj kërkoi pushtetin duke paraqitur projektin ekonomik qysh para zgjedhjeve. Mua më duket se si qeveria që iku, dhe kjo qeveri nuk kanë qartësinë e nevojshme për problemet makroekonomike, dhe nuk kanë ekspertizën e duhur për të dalë nga gjendja. Për mendimin tim, edhe problemet në Bankën e Shqipërisë i shikoj si problemeve të disbalancave makroekonomike. Me kthesën e sistemit, shqiptarëve u është thënë se privatizimi i ekonomisë do të ishte çelësi magjik dhe se ekonomia e tregut i vetërregullon gjërat. Po ç’ndodhi pas gjithë atij privatizimi galopant? Ndodhi kjo situatë ekonomike që kemi sot. Pyetja është e thjeshtë. Ç’është gjithë ky privatizim, si qëllim në vetvete, dhe pa efekte ekonomike? Dhe më në fund, para kësaj situate qeveria e ka të vështirë të gjejë burime financimi. Një gjë duket e qartë: Disproporcioni i lejuar në pasurimin e individit, pa paguar atë që i takon shtetit, dhe paaftësia e shtetarëve për t’i menaxhuar mirë financat e shtetit. Para kësaj gjendjeje qeveria të komunikojë më mirë me publikun se sa të tërheqë vëmendjen e publikut me gjëra jo ekonomike, por thjesht politike.

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *