Qeveria të mos e zhgënjejë 23 qershorin

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Akoma i mban mendja këta fundërrina, pasardhës të ‘ushunjëzave’ të kohëve të shkuara se nuk do të ndëshkohen? Dhe në qoftë kështu, atëherë le të vazhdojnë më tej me revanshin e tyre të fëlliqur. Por mendoj se qeveria e re e sapo votuar nga populli dhe që sigurisht do të votohet nga parlamenti i ri, do të inkurajojë drejtësinë e do ta mbështesë atë që të ndëshkojë ashpër këto monstra të pas viteve ‘90, t’u japë një mësim të mirë të gjithë atyre që kërkojnë t’i hipin në qafë këtij populli e të mos i zbresin më kurrë. Shpresoj që Edi Rama dhe të gjithë ata që morën votën e 23 qershorit ta justifikojnë plotësisht e të mos e zhgënjejnë popullin e tyre. Kështu qoftë! Le të shpresojmë se ditët e mira “paskëtaj do të vijnë”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *