Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave, ja data përfundimtare

J L

Shtyhet deri në 30 prill 2022 afati i procesit të rivlerësimit të banesave.

Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, nëpërmjet një akti normativ të marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në aktin fundit normativ janë publikuar shtesat ligjore, ku theksohet gjithashtu se  afati i ri “zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”

Vendimi i plotë:

AKT NORMATIV

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

  1. Në pikën 1, fjalët “… deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… deri në datën 30 prill 2022 …”;
  2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

“1.1. Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”.

Neni 2

Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 …”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • A ka ndonje te ma shpjegoje, apo te pyesi KM-n ne Fejsbuk, se cfare do te thote rivlersimi i banesave!?.. Dhe e dyta, perse duhet kjo procedure? Dhe kujt i duhet, qytetarit apo shtetit? Dhe e treta: ku kryhet kjo procedure dhe cfare pasoja kane emigrantet qe nuk e kane kryer? Apo eshte fakultative, keshtu s’prish pune a u be a jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *