Mungesa e rreth 160 milionë eurove të ardhura në buxhetin e shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shtyu këtë qeveri në ikje të paralizojë jetën e institucioneve shtetërore për këta gjashtë muaj të dytë. Vendimi është i datës 15 korrik 2013 i Ministrisë së Financave. Kjo masë, e marrë me psikologjinë e mbretit Luigj i 14-të “Pas meje, kiameti”, u krijon vështirësi serioze, duke ua bërë realisht të pamundur institucioneve buxhetore të vendit gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, vazhdimin normal të punës. Ai vendos për kufizimin e skajshëm të blerjeve të shërbimeve nga ana e gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore. Duke patur parasysh se për të realizuar një tender të ri, në bazë të këtij vendimi, duhet leja speciale e vetë Ministrit të Financave, me gjithë vonesat dhe nganjëherë pamundësinë kohore e fizike të institucioneve për ta marrë këtë leje, për të paktën 45 ditët në vijim (deri në 7 shtator), del se ministritë e institucionet e tjera duhet t’i harrojnë blerjet dhe investimet. Praktikisht vendimi paralizon aktivitetin e tyre në këtë verë të nxehtë e të thatë. Duket si një lëvizje e përgjegjshme, përballë gjendjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të buxhetit të shtetit. Por në realitet ai përbën një nga aktet e mëtejshme të papërgjegjësisë proverbiale të kësaj qeverie. Pse ajo nuk mund të ketë moral, edhe pse ka tagër kushtetues të qeverisë vendin deri më 6 shtator, që, pasi shpërdoroi fondet publike në mënyrën më të çmendur në gjysmën e parë të vitit, t’i vendosë tani rregjimin spartan institucioneve të shtetit. Lakun e dyfishtë të bllokimit dhe asfiksimit buxhetor. Vendimi pjell shkurtimet më të dhimbshme në buxhet. Anullimin e shumë investimeve dhe prokurimeve që do të siguronin shërbime bazë për popullsinë dhe shoqërinë. Kështu, në buletinin e rradhës, Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi anullimin e gjashtë tenderëve të mirëmbajtjes së rrugëve. Bëhet fjalë për rrugë që e kanë domosdoshmëri mirëmbajtjen dimërore. Por buxheti ynë nuk ka më lekë. I janë sosur fondet. Një ministri ka mbetur pa letër dhe pa roje. Nuk kryen dot prokurimet e rradhës. Si ajo do të përfundojnë dhe të tjera. Por nuk është këtu problemi qendror. Nuk ka më as rikonstruksione shkollash, edhe pse shumë syresh e kanë këtë një nevojë urgjente. Shkurtime drastike në fonde dhe aftësi për të realizuar tendera publike po bien si breshër në të gjitha institucionet e tjera. Më të dhimbshmet janë ato në Ministrinë e Shëndetësisë. Pasi fryu në periudhën janar-qershor çdo shpenzim shtetëror në përmasa të paimagjinueshme, pasi rriti ortek borxhin publik te vendit, pasi gufmoi me herë defiçitin buxhetor, duke shkelur çdo rregull apo kriter të disiplinës financiare, kjo qeveri që i kanë mbetur edhe vetëm 40 e ca ditë jetë, por lë pas një tokë të djegur. Dhe këtë e bën (këtu qëndron ironia e fatit dhe paradoksi) gjoja në emër të disiplinës financiare. O tempora, o mores! Kështu di të veprojë vetëm pushtuesi më mizor i një vendi, kurse këtu tek ne kështu po sillet qeveria jonë në ikje.

Keta e dinin qe do merrnin preshin e Lushnjes dhe i rane me top kush e kush te mbushnin xhepat e tyre .Nuk kuptoje pafytyrsine kur Hajdutet po perpiqen te sabotojne procesin e shpalljes se mandateve duke akuzuar se i kane vjedhur .Pa a gjene hajdut kaq te peshtire si keto qe po destabilizojne jo vetem financat por dhe strukturat shteterore drejte nje kaosi ekonomik .
Cme dalin neper Tv dhe propogandojne: Te pa zvendeshueshmin ,”Arqitektin e demokracise ne Shqiperi”, Skenderbeun e dyte ,mesuesin e pazvedesueshem te Pd,ai qe i ndryshoje faqen Shqiperise duke e bere vendin pa kriza ne kohen qe Evropa pa kalon ne recensjon e shume e shume cmenduri te tjera .
Jo zoti Fisher nuk fillon puna e Qeverise se re me keto qe po lene keta kamikaz .Teorite moderne me njerez mesjetar nuk gjejne zbatim.Le te flasi populli sic foli ne 23 Qershore. Ku do i gjeje financat ?Apo do na premtoni Cekun e Bardhe si ne 93!!!!
Kush vepron me dashje per rrenimin e vendit te vet te denohet si gjithe te tjeret kur bejne krime e denohet nga gjykata