Qeverisja e PD-së ka qenë aq e keqe, saqë sot pranohet çdo lloj qeverisje tjetër!

J L

Qeveria aktuale,

është kapur gafil në korrupsion,

dhe pse ka braktisur të luftës ideale,

megjithatë populli përsëri e voton!

 

Kur një lider dhe formacion politik,

masivish kudo votohet,

duket si herezi qëndrimi kritik,

me aksiomën se populli nuk mund të gjykohet!

 

Mesazhe të ashpra tani më vijnë,

lexuesit i bien shkurt-për besë,

ne që “guxojmë” kritika për qeverinë,

jemi bërë si gazeta “55-së”!

 

Do duhej një mundim prej idioti,

t’i mbushje mëndjen gjithë këtij mileti,

t’i themi se kritikat ne s’i sajojmë dot,

por na i imponon realiteti!

 

Po unë kollaj nuk zihem në leqe,

dhe “revolta popullore” nga unë kuptohet,

se qeverisja e PD-së ka qënë aq e keqe,

sa çdo lloj qeverisje tjetër pranohet!

 

Midis demokratëve dhe socialistëve,

populli bën krahasimet,

dhe shikon se në qeverisjen aktuale,

mungojnë vrasjet e shqiptarëve dhe krimet!

 

Kur etaloni i vlerësimit,

dhe në këtë shekull kanë mbetur vrasjet dhe krimet,

lexuesi s’pranon argumenta të tjerë,

dhe automatikisht i mbyll diskutimet!

 

Populli e pranon këtë lloj qeverie,

si më e përgjegjëshme karshi ligjit,

dhe sigurisht do vijojë ta votojë,

deri sa vrasësit e shqiptarëve të dalin para gjyqit!

 

Kjo është arsyeja e mbijetesës së Ramës,

dhe pse Kryemadhi me Lulashin s’ngjit,

populli nuk do të bëjë zgjedhje tjetër,

gjer sa gjithë ISHËT drejtësia t’i kaloi në sitë!

 

Po dhe opozita e bashkuar,

e ka kuptuar se kjo është e vërteta,

ndaj Reformën në Drejtësi për të penguar,

totalisht i është bashkuar dhe Ilir Meta!

 

Tani pak a shumë ja njohim,

Reformës të gjithë kundërshtarët,

ndaj shumë shpejt do të shohim,

se pikërisht ata janë dhe mëkatarët!

 

Ne të vërtetat pasqyrojmë,

nuk bëjmë aspak rregullat dhe politikat,

e realitetin dot s’e zbukurojmë,

vetëm se lexuesi ynë dot s’duron kritikat!

 

A.DUKA

P.S. Ju lutem gjithë lexuesve që më shkruajnë përditë që ankesat që kanë për publikime të ndryshme në gazetë, t’i adresojnë tek kryeredaktori në numrin e kontaktit që ju ka lënë në gazetë. Nuk jam unë që bëj politikat e editorialeve, shkrimeve dhe publikimeve të tjera, por kryeredaktori. Mua të më shkruani vetëm për opinionet që kini për krijimtarinë time. Çdo gjë tjetër do të mbetet pa përgjigje nga ana ime. Me respekt Arben Duka

Share This Article
6 Comments
  • Vrasje e krime jo por shto ketu. Sholla,qendra shendetesore, ndryshim te fytyres se qytetve jug-veri, stadiume, sholla, rruge nacionale, rruge rurale. Permiresime te qendrave dhe periferive urbane.

    Po te shikosh kengetaret qe deri dje shkonin per te bere klipet e kengeve jashte vendit, tani i xhirojne ketu, gje qe flet se ka permiresime te dukshme.

    A eshte arritur me e mira. Patjeter qe jo. Ka vende qe edhe uje e rruge nuk kane.

    Nese kryetaret e bashkive ne vend punojne me ritmin e Veliajt do kemi padyshim nje Shqiperi me te mire dhe shume me teper shqiptare te kenaqur.

  • Kurre me PD ne qeveri.
    E di cdo te thote PD ne qeveri?
    Te vjedhe,te grabise dhe te vrase kryemaloku.
    Te vjedhe te vrase edhe sypeshkaqeni me cante te zeze.
    Te vjedhe te vrase edhe dandy i familjes,Basha.
    Te vjedhin koalicionistet,bashkeqeveruisesit nga Ilir Meta me bllok deri tek Shpetim Idrizi me thaset e fasuleve.
    Te vjedhin qindra drejtore drejtorish,kryetare bashkish dhe kryetare komunash
    Pastaj leshohen qente ne kerma mijra maloke ne toka te xanun,pyll,are,det,ranishte,bregdet,,kenete.
    Leshohen mbi rroga dhe pensione mijra sporteliste,tatimperfituese,skuadriste,ekipore,individual
    Dy trefishohen burimet njerezore.Rrugaci Saliut te vjen drejtor dhe te urdheron te dalesh ne rruge per Saliun.
    Bandite,hajdute xhepash ,shtojne borderone,paguhen me shume se specialisti,I ke per pune vetem ne mitingje.Magazinat boshatisen,materialet zhduken pa lene gjurme,makinat e ndermarrjes gjinden neper kanale,pa motorra,dyer,dritare,te shkrafanjitura per skraop.
    me mire kete hajdut qe kemi,se ate ushtri hajdutesh qe kishim.

  • Qeverisja e tanishme o Beni nuk ka te beje me epopene e shkaterrimit te Shqiperise 1991 = 1997. Ishte ne ate kohe qe Shqiperia u plandos per toke. Derisa sa erdhen forcat e huaja per te vene rendin. E papare, e padegjuar dhe e paharruar kjo faqe e zeze. Partia Demoniake u provua per se dyti me 2005 = 2013 dhe çfare beri? Gerdecin, 21 janarin, shitjen e detit, rrugen e kombit, Lazaratin, mospagimin e dritave dhe ujit nga konsumatoret, pra shkaterrimin e shtetit dhe zevendesimin e tij me rrumpallen, rremujen, rrokopujen dhe rremetin? Prandaj populli voton tani PS=ne. Megjithese ajo, “fale” Rames nuk eshte me e majte. Por nuk eshte nje parti antishtet si PD=ja.

  • asnje qeveri nuk mund te shkelqeje se vete jeta nevojat ,burimet,shperndarja e te mirave materiale eshte shume e koklavitur,e pamundur te kenaqen te gjithe por nje qeveri duhet te jete e pergjegjeshme para qytetareve e eshte pergjegjese per ti pare njerezit ,grupet shoqerore ne menyre te barabarte,te ruaje rendin ,te forcoje sigurine drejtesine ,barazin para ligjit,te ruaje bashkimin,unitetin bashkejetesen paqesore,saliu me ideologjine e praktiken e tij e grupin qe drejtoi krijoi tragjedi kolektive 94 desh te behej mbret populli e refuzoi,96 persekutoi pakicen e vodhi votat,97 shkaterroi shtetin nga themelet ,98 tentoi puc por si eci ,98 refuzoi kushtetuten,2008 vrau njerez per para,2011 vrau njerez per pushtet,2016 tentoi me liken te devijonte reformen ne drejtesi 2017 prape tentoi te shkaketonte tragjedi ,e i plasi bomba ne dore por vetem u plagos,ne 2019 organizoi nje marrezi tjeter per pushtet por falimentoi ,si mund te shkojne njerezit pas udheheqeseve te tille ,prandaj rama eshte vite e vite drite larg salizmit,per kritika e per protesta ka plote arsye te zhvillohen e aspersohen nga grupet e interesit jo nga partite ,partite jane te prodhojne ide e programe e te luftojne me mjete demokratike te marrin pushtetin per te realizuar ne praktte gjithe shoqeriseike ne interes

  • Ate qeverine e PD une nuk e desha kurr,
    por kjo qeveri Rama eshte me mut e shurr,
    qeveri e Sales me ekonomi te dobesuar,
    qeveri e Rames me varferi te shumfishuar,
    po vuan sot fukarallek prej Rames ky popull,
    prej nga maja e Vermoshit e deri ne Dropull,
    dhe nje qeveri me ministra gabel te sajuar,
    sa qeveria e Rames nuk behet e deshtuar,
    kushdo te kete qeveri pas Rames idiot,
    me deshtak se Rama jo kurr s’behet dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *