Në praninë e Tom Doshit, i shpallur i padëshirueshëm nga qeveria e SHBA, Luan Harushës dhe Senida Mesit u konstituua këshilli bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që qindra protestues të Partisë Demokratike u përplasën me policinë dhe e kundërshtuan mbledhjen si të paligjshme.
Nga Anila Dushi
Partia Socialiste dhe aleatët e saj të vegjël konstituan këshillin bashkiak të Shkodrës paraditen e së hënës, ndërkohë që qindra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para Prefekturës dhe u përplasën me forcat e policisë në hyrje të bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Situata e tensionuar, e krijuar edhe si pasojë e ngërçit ligjor që la pas dorëheqja e detyruar e kryetarit të votuar më 30 qershor, Valdrin Pjetri i detyroi organizatorët që ta zhvendosnin mbledhjen në bibliotekën e Universitetit, nga godina e rektoratit ku ishte lajmëruar më parë.
Mbledhja u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme; brenda rrethimit të bibliotekës u vendosën forcat e FNSH-së, të pajisur me skafandra dhe gaz lotësjellës, ndërkohë që protestuesit jashtë godinës tentuan disa herë të çanin kordonin e policisë.
Mbledhja u hap nga prefekti Çesk Millja, ndërsa të pranishëm ishin deputeti Tom Doshi, i shpallur i padëshirueshëm nga qeveria e Shteteve të Bashkuara si dhe deputetët Luan Harusha dhe Senida Mesi.
Të pranishëm ishin gjithashtu 50 nga 51 këshilltarët e rinj.
Kryetare e këshillit bashkiak u zgjodh kandidatura e vetme, Brisela Kadia, e cila mori 47 vota pro dhe dy vota të pavlefshme. Gjithashtu u zgjodhën tre nënkryetarë të këshillit si dhe anëtarët e këshillit të qarkut.
E vetme nga radhët e PD-së në sallë, kryetarja aktuale e këshillit të qarkut, Greta Bardeli u përfshi në një incident nga anëtarët e pranishëm.
Bardeli e konsideroi mbledhjen ilegjitime dhe antikushtetuese dhe paralajmëroi se për këtë situatë do të mbahej përgjegjësi.
Kryetarja e sapozgjedhur e këshillit, Kadia deklaroi se për postin e kryebashkiakut do t’i drejtoheshin KLQZ-së, në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Valdrin Pjetri, 37 vjeç, e fitoi mandatin me 10.3% të votave si kandidat i vetëm, por dha dorëheqjen nga marrja e mandatit pasi u publikuan dokumente të një dënimi të tij për shpërndarje droge në vitin 2003 në Firence të Italisë, dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Ligji për Vetëqeverisjen Vendore [Link] thotë se kur posti i kryetarit mbetet vakant, një nënkryetar kryen funksionet e kryetarit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Problemi është se nënkryetari është një person që emërohet dhe shkarkohet nga kryetari (neni 61) dhe në kushtet aktuale, ky post mbetet gjithashtu vakant.
Ngërçi mund të zgjidhej nga një dekret për zgjedhje të pjesshme vendore, por presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe për rrjedhojë, ka deklaruar se nuk do të shpallë zgjedhje të parakohshme për Shkodrën.
Në këto kushte, qeverisja vendore për Shkodrën mbetet në ngërç edhe pas konstituimit të këshillit bashkiak.
Situata e tensionuar ka vazhduar edhe pas shpërndarjes së mbledhjes së këshillit bashkiak, ku protestuesit kanë goditur me shishe uji këshilltarët dhe deputetin Tom Doshi, i cili ka ecur nëpër rrugët e qytetit i shoqëruar nga rojet e tij personale dhe këshilltarët e Partisë Socialdemokrate.
Një pjesë e protestuesve kanë shoqëruar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi drejt bashkisë së Shkodrës, ku ndodhej kryetarja Voltana Ademi.
“Do të qëndroj në bashki, derisa të ketë zgjedhje të ligjshme,” tha Ademi, e cila u shfaq e përlotur para mediave. “30 qershori do të zhbëhet kudo në Shqipëri,” përfundoi ajo.
*****
Me shkurtime nga BIRN. Anila Dushi është gazetare në Shkodër

Kete krize e shkaktoi vete Ramuti qe zgjodhi kriminelet per kryetare bashkie
Mjaftë më ,për 30 vjet shkodra i qëndroi besnik një grupi të grabiqarve PD-istë ,këta e zhytën tre pash në dhe shkodrën loce.Është injorancë e pa tolorueshme për popullin e shkodrës më të vazhdohet me kriminelët e hejdutët e Voltana Psikopates të Lulëzim Bashës,Sali Berishës ,Monika Kryekarit dhe Ilir hajdutit me shpresën se shkodra do të rregullohet.
Suksese Këshillit Bashiak socilistë ,pas 30 vjetësh do të drejtoi shkodrën bastion personal i kryekriminelit Sali Berisha që shkodrën e zhyti në varfëri e skamje,vrasje ,drogë ,degjenerim e gjaqe .plagë që kullojnë gjak. Karabushat e PD-së mësynë me forcë ,kujtojnë se shqipëria është me banda si në mesjetë,ose si në v. 1990 që PD-ja me urë të zjarrit në dorë ju turr e dogji shqipërinë.I lumtë policisë që arrestoi atë kaqurrelin që sulmonte policinë se kur të vijmë në pushtet do të ju fusim në burg.Por asnjë polic të mos trembet se PD-ja dhe kriminelët e sjaj nuk do vijnë asnjëher në pushtet vendi i tyre është vetëm burgu.
Sa qindra ishin se 100 nuk bëheshin ? Apo këtu gazetari ka futur edhe policët .
Me 5% te votueseve ti mendon se je legjitim per te drejtuar nje qytete?! Cfare dhunim te vulnetin te popullit ma te madhe mendon ti se ke sa ky ne demokraci?!
Mjaftë më ,për 30 vjet shkodra i qëndroi besnik një grupi të grabiqarve PD-istë ,këta e zhytën tre pash në dhe shkodrën loce.Është injorancë e pa tolorueshme për popullin e shkodrës më të vazhdohet me kriminelët e hejdutët e Voltana Psikopates të Lulëzim Bashës,Sali Berishës ,Monika Kryekarit dhe Ilir hajdutit me shpresën se shkodra do të rregullohet.
Suksese Këshillit Bashiak socilistë ,pas 30 vjetësh do të drejtoi shkodrën bastion personal i kryekriminelit Sali Berisha që shkodrën e zhyti në varfëri e skamje,vrasje ,drogë ,degjenerim e gjaqe .plagë që kullojnë gjak.
Karabushat e PD-së mësynë me forcë ,kujtojnë se shqipëria është me banda si në mesjetë,ose si në v. 1990 që PD-ja me urë të zjarrit në dorë ju turr e dogji gjithë shqipërinë !…
I lumtë policisë që arrestoi atë kaqurrelin që sulmonte policinë se kur të vijmë në pushtet do të ju fusim në burg.
Por asnjë polic të mos trembet se PD-ja dhe kriminelët e sjajë nuk do vijnë asnjëher në pushtet, vendi i tyre është vetëm burgu.
Nuk ja vjen me u marre me Mi relin Pse gjithemone per kete e paska fajin Rama dhe jo partia e tij qe ka par shpirt.Per PD populli i thote kur nuk ke pula pse ben dava me dhelpren.Nezgjedhjet e 30 qershorit nuk u fute i bojku
tuat tani cfare kerkoni.Po e xeme se do te behen zgjedhje me 13 tetor perseri nuk jeni regjistruar.Perseri
keshtu do te ecim mirel.Une e kame mbyllur punen poti e ke mbyllur.Po per femijet a mendojme ne si popull se
ato qete nderzejne e kena siguruarjeten e tyre dhe te femijeve te vet.Ato shkodrane qe dolen sot i futen nje boje te zeze Shkodres e nxine akoma me shume faqen eaj Dikur krenoheshim me shkodren tone tani na vjen turp me thane se jemiprej aty.
Cthua mo budalla? E ka fajin PD qe Ramuti zgjedh kriminelet ne bashki?
Sa qindra ishin se 100 nuk bëheshin ? Apo këtu gazetari ka futur edhe policët .
Ne e dime se kush eshte Tom Doshi, tani pse gazeta Dita duhet ta permend se “eshte i padeshurueshem nga SHBA” ?Ketu fillon mllefi q ka gazetari apo gazeta per kete konstituim dhe humbet realitetin e vertetesise gazeta. Megjithate, private eshte , njesoj si ato te Grides apo Salinjanit ne parlament kur ishin. Pd eshte kthyer ne nje fantazme OJQ tani se nuk eshte ne asnje institucion dhe ben sherre e leh tere diten me Bardhin, Spahine, Gurakuqin se u duket sikur do behen ministra neser nga Lulezim! Iku , palku Mere, iku, kulla e barit u dogj bashke me keta. Kerini te lehen sa te gajsaen dhe te ngelen shtrire. Por demokratet, po te jene demokrate te vertete, duhet te riformojne partine demokratike; s’ka rruge tjeter sot me keta elemente qe ka ajo ne krye. Duhet te mblidhen ne nje stadium dhe ta riformojne dhe jo te shkojne ti bejne freski ketyre maskarenjeve ne protesta si thote Lulezimi: javen tjeter do ta rrezojme Ramen ! As e rrezoi e as e rrenxoi dot dhe tani s’ka me fuqi ta beje.Fundja , meqe shkodranet na hiqen qe te tana i ban, le te mblidhen ne stadiumin Loro Boriçi, por pa Voltanen se pastaj fillon pislleku dhe qelbet prape. Por nje pjese e shkodraneve bythemuter ngelen e bejne sikur… Mblidhuni riformoni partine! Vendit i duhet parti jo OJQ private.
o katundar, eshte arsye jo aresye
Mirel une nuk po te quaj budalla se je dhe e din edhe ti vete.Por Valdrin Pjetri ishte kuader i pergatitur nga PD dhe i marrun ne pune me miqesi..
Mirel shkodra edhe e dhkodraneve dhe jo. te nje grupi halabakesh.besoj se e pe edhe vete sa ishin qe sulmonin.Pjesa dermuese ishin sehirxhi
Mirel une nuk po te quaj budalla se je dhe e din edhe ti vete.Por Valdrin Pjetri ishte kuader i pergatitur nga PD dhe i marrun ne pune me miqesi..
Mirel shkodra edhe e dhkodraneve dhe jo. te nje grupi halabakesh.besoj se e pe edhe vete sa ishin qe sulmonin.Pjesa dermuese ishin sehirxhi
Rama “ik” realizohet nepermjet kutise se votimit , sikurse dhe Rama “rri” , me pjesemarjen ne menyre te barabarte te se gjitha forcave politike ,larg dhunes se cfaredo natyre qofte . 30 -te Qershori nuk eshte i ligjshem , pamvaresisht rrethanave qe nuk e justifikojne domosdoshmerine e zgjedhjeve lokale te zhvilluara ne menyre jo demokratike ..
Komunistat duan lufte duan gjak shqiptari poshte komunizmi
Top i kalbur i kapitalizmit hajdut vrasës shqipëtar i ndryshkur nga trutë e kokës -“bart72” ,fshijë nga fjalori sharjet ndaj komunistve ,ata bënë historinë ,bashkuan atdheun ,ndërtuan shqipërinë si nuse ,mbeten simbol i vlerave në histori të shqiptarve.
Kurse ju qenër -bir-qenëre qenushe ,përfajqësues të rendit kapitalist çifligaro-shfrytëzues ,ballist ,nazist fashist ,kapidan,bakrektar e tradhëtar ,mbeteni simbol i shfrytëzimit popullit ,fuqi shtazarake e errësirës së vendit .Ju nuk keni as punë e asgjë të arritur për ti treguar popullit shqiptar se çfar bëtë ju për të kur e latë në errësirë,njeri të egër ku ndriçimi bëhej me pishë e kandil ,analfabet 90% e popullit ?
Kurse komunizmi shqiptar ndërtoi hidrocentralet madhështor shqiptar që e qoi dritën në të gjithë cepat e vendit,shqipërinë e nxori nga errësira shekullore në dritë, dije e shkollim 100% të popullit ,deri te akadaemia e shkencave.Gjë të cilën ju nuk e bëtë për qindra e qindra vjet sisteme borgjezisë kalbur shfrytëzuese e masakruese e popullit shqiptar.Prandaj mbylle halen mos u kruaj me ata që ndërtuan shqipërinë më.
Prandaj komunistët ore batman -72 nuk derdhin gjak shqiptari kot për interesa të tyre për tu pasuruar për xhepin e tyre ,por luftuan për dituri,për shqiptari e shkenc,për art ,për nderë e lavdi ,shqipërinë e bënë shtet autoritar në ballkan e europë e bot. .
Top i kalbur i kapitalizmit hajdut vrasës shqipëtar i ndryshkur nga trutë e kokës -“bart72” ,fshijë nga fjalori sharjet ndaj komunistve ,ata bënë historinë ,bashkuan atdheun ,ndërtuan shqipërinë si nuse ,mbeten simbol i vlerave në histori të shqiptarve.
Kurse ju qenër -bir-qenëre qenushe ,përfajqësues të rendit kapitalist çifligaro-shfrytëzues ,ballist ,nazist fashist ,kapidan,bakrektar e tradhëtar ,mbeteni simbol i shfrytëzimit popullit ,fuqi shtazarake e errësirës së vendit .Ju nuk keni as punë e asgjë të arritur për ti treguar popullit shqiptar se çfar bëtë ju për të kur e latë në errësirë,njeri të egër ku ndriçimi bëhej me pishë e kandil ,analfabet 90% e popullit ?
Kurse komunizmi shqiptar ndërtoi hidrocentralet madhështor shqiptar që e qoi dritën në të gjithë cepat e vendit,shqipërinë e nxori nga errësira shekullore në dritë, dije e shkollim 100% të popullit ,deri te akadaemia e shkencave.Gjë të cilën ju nuk e bëtë për qindra e qindra vjet sisteme borgjezisë kalbur shfrytëzuese e masakruese e popullit shqiptar.Prandaj mbylle halen mos u kruaj me ata që ndërtuan shqipërinë .
Prandaj komunistët ore batman -72 nuk derdhin gjak shqiptari kot për interesa të tyre për tu pasuruar për xhepin e tyre ,por luftuan për dituri,për shqiptari ,për ngritje shkencore ,për art e kulturë në majat më të larta ,për nderë erzë e lavdi ,shqipërinë e bënë shtet autoritar në ballkan, europë e botë. !…..Mbeten legjendë në histori shkruar me gërma ari.