Qeverisje me kuislingë në Kosovë!

redaktor

Kosova nuk është një vend i pavarur. Ajo është një protektorat, realisht, nën juridiksionin e tre misioneve ushtarake dhe policore ndërkombëtare. Në Kosovë, qëllimshëm është modeluar një udhëheqje politike, që të mos bëjë asgjë për vendin e saj. Pushtuesit në Kosovë luajnë me këtë udhëheqje si të duan dhe kur të duan, sipas interesave të tyre. Kosova është peng i “Pakos Ahtisari”, ura që po e riçon atë drejt Serbisë. Janë ata që kanë ndërtuar edhe këtë herë një qeverisje me kuislingë. Kjo ka ndodhur tani, dhe nuk është rastësi, që një titist të vijë në krye të qeverisë, pra të rikthejë titizmin në pushtetin politik në Kosovë. Këtë herë urën ja ndërtoi vetë “komandanti” i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ndihmësi i tij, Kadri Veseli.

Protektorati që e mban sot Kosovën të pushtuar, kërkon bindje politike dhe ka nxjerrë në krye qentë e rrahur, që kur kanë qenë këlyshë në kafazet e tij. Kosova nuk ka klasë politike reale, por qen të rrahur, që bëjnë ham ham, vetëm për interesat e të huajve dhe interesat e tyre meskine. Këta servilë të paguar, e treguan hapur këtë herë, duke e mbajtur vendin 6 muaj pa qeverisje, duke dhënë natyrën më të shëmtuar antiqytetare. Kjo që po funksionon sot, është programi më i errët, të cilin njerëzit e ndershëm në Kosovë e ç’kodifikojnë lehtë. Kjo stratagjemë ka kohë që po synon të errësojë vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së. Kjo ka ndodhur më herët, pikërisht atëherë, kur djemtë dhe vajzat e vërteta që krijuan UÇK-në dhe drejtonin luftën, u vranë të gjithë në pabesi, dhe drejtimin e morën këto bisha të bindura. Këta drejtues të kapur dhe të korruptuar, kanë shitur atdheun e tyre për një copë karrige. Kjo është më shumë se sa e dhimbshme, kjo është një vdekje e ngadaltë e idealeve të lirisë dhe të bashkimit.

Nuk po shkoj më gjatë, por analizoni pak me dorë në zemër, se çfarë po ndodh sot në Kosovë me ikjet masive, me braktisjen e vendit, veçanërisht nga rinia. Kush e nxiti këtë tragjedi kombëtare.

Nuk ndodhi kjo nën regjimin titist, dhe po ndodh sot nën “regjimin e popullit”. Kjo është një gjëmë e madhe, që do të ketë pasoja shumë të rënda për ardhmërinë e vendit. Kaosi politik i stisur dhe i gjetur me shumë mjeshtëri e dinakëri nga pushtuesit, bëri që me qindra dhe mijëra të rinj, sot të zënë radhët për një copë bukë të hidhur në vendet e Evropës, po shpërngulen akoma familje të tëra, po shesin shtëpitë e deri pronën (tokën), duke hapur tregun e zi dhe makabër të shitjes së pragut të shtëpisë, skalioneve të krimit. Këta njerëz po rrezikojnë përfundimisht të ardhmen e tyre, jetën e fëmijëve të tyre, dhe banda politike në Kosovë hesht dhe vetëm ulërin për karrigen e pushtetit të mallkuar. Si një murtaje shfarosëse, kjo filloi në komunat e Anamoravës, në Gjilan, Kamenicë, Lipjan, Kaçanik, dhe tani së fundi edhe në pjesët e tjera në Kosovë, pa e kursyer as Prishtinën. Në shumë lagje të qyteteve kanë mbirë shpalljet për shitjet e shtëpive dhe pronave, edhe në lagjen ku janë ambasada amerikane, gjermane, franceze, holandeze. Shkoni dhe shikoni në lagjen “Arbëri” (ish Dragodani) në perëndim të Prishtinës, lagje me banim të intelektualëve, por jo vetëm këtu. Murtaja e largimit tashmë ka përfshirë të gjithë Kosovën. Vetëm nga komuna e Gjakovës deri tani kanë braktisur vendin mbi 1500 vetë. Në kufirin me Serbinë, në fshatin Merdare, në komunën e Besianës, jemi përballur më pamje tragjike. Dhjetra autobuzë presin çdo ditë të depërtojnë në Serbi. Pas ndërhyrjes së policisë, njerëzit tani i janë drejtuar pikës kufitare të Bujanocit. Brenda këtij viti, shifrat e largimit kalojnë 15 mijë vetë. Fakti që këtij eksodi biblik nuk po i krijojnë problem, sa policia e Kosovës dhe as ajo e Serbisë, kuptojeni se çfarë loje të ndyrë po luan banda kriminale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, për ta zbrazur Kosovën nga populli i saj. Mafia politike vjel paratë e gjakut të popullit, asaj i interesojnë paratë e krimit dhe shkatërrimi i jetës në Kosovë. Pronat që po shiten, po bien në duart e blerësve të jashtëm, turq, serb, sllovenë, arabë. Në Kosovë “u bë deti kos”, tani kush të përfitojë. Kush beson ndryshe, prapa Diellit shkoftë me gjithë këtë bandë kriminale. Një rrjet i ri trafikantësh, që e ka zanafillën tek pasaportat serbe, në bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe të BE-së, po vjelin paratë e gjakut dhe po e zbrazin Kosovën nga popullsia.

Kjo situatë krize politike dhe shoqërore, po tentohet të kalohet në heshtje. Inteligjencia e Kosovës dhe e Shqipërisë hesht, kur këto fenomene kanë pasoja në shkallë kombëtare. Ku janë Demaçi, Kadare, Qosja, Staveleci, Novosella, Shoqatat e dala nga lufta, organizatat patriotike, njerëzit e mirë të Diasporës. Ku janë, pse heshtin, çfarë po ndodh me ta? A mund të përkulet truri dhe krenaria e Kombit (nëse do t’i quajmë vërtet të tillë), përpara sharlatanizmit të bandës së Hashim Thaçit, kur fatkeqësia bie në shpinë të popullit shqiptar në Kosovë?

Hashim Thaçi e hodhi lumin edhe këtë herë. Por pretendon ta hedhë dhe më tej, pasi do të bëhet edhe President i Kosovës. Për këtë, ai falënderon votuesit që e mbajtën në pushtet, që i siguruar çerdhen e krimit nga paprekshmëria. Ai, falënderon të gjithë ata që e votuan kundër gjakut të Dëshmorëve të luftës Çlirimtare, falënderon ata që zgjodhën me votë në krye të Kosovës një titist të deklaruar, falënderon edhe një herë ata që e mbajtën në karrigen e krimit dhe të korrupsionit. Hashim Thaçi, falënderon ata, që i vunë damkën e turpit idealit të Lirisë, aspiratës së mijëra e mijëra shqiptarëve për një Kosovë krejt ndryshe. Hashim Thaçi ka të drejtë të falënderojë “kalin e Trojës” në politikën shqiptare, deputetët serbë, që u bënë pjesë e perandorisë së krimit edhe këtë herë, për të mbajtur një pushtet të gjakosur. Turpi ju mbuloftë të gjithëve!

Me bindje ju themi se, Kosova do të rrojë dhe do të bëhet edhe pa ju, sepse ajo i takon vetëm popullit shqiptar. Kosova është bijë heroike e Shqipërisë nanë, dhe një ditë ajo do ta shikojë veten në vatrën e saj iliro-arbërore.

 

*Studiues, Instituti i Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit

Share This Article
7 Comments
  • Nje analize kurajoze e bazuar ne fakte,me te erat rrjedhojat negative qe rrjedh nga kjo “m artese “qe nuk jep asnje produkt.shume shpejte ne te dy partite e medha do te kete rrjedhe.Te presim dhe te shpresojme

    • Nje sinjal i forte per te gjithe IDEALISTET SHQIPTARE te Kosoves!
      Sa per Rexhep Qosjen,ai e ka kryer detyren e tij pastriotike si jo me mire!
      Kete qe thoni ju se ne Kosove sundojne KUISLINGET,a ka thene me kohe QOSJA por ne vend qe ta degjonin e perzune nga Kosova!
      Keni 15 vjet qe NATO ju cliroi nga pushtimi serb,por,ne gjithe kete HUMNERE politike qe eshte krijuar aty,perderisa fiton pushtet nje spiun i UDB si Isa Mustafa,ashtu si ne Shqiperi sundoi agjenti serb Sali Berisha per 23 vjet,kjo do te thote se shqiptaret jetojne e gjykojne jo si europiane,por si ANADOLLAKE pas BAJRAKTARIT!!
      Keni 15 vjet te pavarur,por nuk kemi degjuar asnje ZE KOSOVARI,qe te pyese:
      -PO KOSOVA A KA LUFTUAR KUNDER PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE GJATE LYFTES SE DYTE BOTERORE???
      Po kane luftuar mijra PARTIZANE KOSOVARE ,qe krijuan disa Brigada PARTIZANE vetem me kosovare,me ndihmen vellazerore te Ushtrise Nacional-Clirimtare te Shqiperise qe luftoi per mbi 12 muaj per Clirimin e te gjitha trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
      Spiunet e Tito-Rankovicit nuk u lene ta permendni kete lufte te LAVDISHME,se ligjin ne Kosove e bejne pinjollet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit dhe kryesisht kelyshet e atyre qe krijuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”,qe eshte NJOLLA ME E MADHE E TURPIT PER TE GJITHE KOSOVARET”!!!
      Edhe gjakun e 650 deshmoreve shqiptare te rene per clirimin tuaj,keta SPIUNE SERBE e quajne si lufte kunder shqiptareve e jo per clirim!
      Te njejten gje qe ben edhe Sali Berisha ne Shqiperi!!!
      Mbroni historine tuaj dhe ngrihuni ne kemmbe duke sqaruar popullin per historine dhe politiken aktuale!
      Mos prisni t’u jape LIRI E DEMOKRACI as Mustafa e as Haradinaj &CO,se te gjithe jane ANTI SHQIPTARE!
      Krijoni PARTI TE REJA me njerez idealiste e jo tghjesht per te marre vota ne zgjedhje sic kas bere Albin Kurti deri tani!
      LAVDI KOSOVES HEROIKE!!

  • Ato qe paraqiten ne shkrimin e z.Abazi une i ndesh per here te pare. Po kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme te mendoj se nuk jane te verteta. Nderkohe nervi atdhetar me te cilin eshte shkruar artikulli nuk me mjafton te pranoj se z.Abazi ka te drejte.

  • Pergezimet e mia,Z.Abazi per shkrimin dhe analizen e bere.A’per dhorin,e pys,posi or dhori menji ane,thue qe kto qe thot z.Abazi i ndesh per xhdo dite,dhe e mbyll,nuk mjaftoin ata thenje per te qen te besushme,per cfar e ke fjalen or dhori,ti vet e ke humbur lemshin,e jo ma fijen!
    Tani,per artikullin,per mendimin tim,90%nuk i hjeki asnji presje.Po,kjo qe eshte ne kosove,po eshte protektorat dhe ate shum i forte,dhe i damshem per vendin e popullin.Ama,dicka nuk e ka than,z.Abazi ndoshta jo ngase nuk imungon kuraja,por nuk don me e njollos popullin.A’une nuk jam hipokrit,dhe i them dhe babes tim,se kur e ke gabim e ke,dhe funde,e jo ma qe nuk ja them popullit.Pse,mos ja themi haper popullit?Ishte,fillimi i viteve 1990-91-92.93-94-95-96-97-se kur vec gati mbaroi dhe 98,tek atehere pakashum nji pjes e popullit filloi,te bendet se,pa luftue e derdh gjak,e dhen jete,nuk ka clirim,por mjerisht pake ishin dhe ata pjes e popullit.Kurse,pjesa ma e madhe per te mos e aksegjeroi,80%ishin ende me bindjet e tyre,se clirimin dotna sjellin te tjeret,dhe se pamvarsin e ka,te garantuar ibrahim rugova dhe ldk,pra njerzimi ishte ne gjumin e dafinave.Ne,mehje ne fush kosove,kishin hir uck,dhe dhemb per dhemb jepshin shpirt,luftaret e uck,kunder ushtris serbe,polidis,dhe arkanve e sheshelve,ne prishtin u behshin dasm madhore,dhe u zgjedhshin miset e kosoves,po cfar te thuhet ma shum ktu?Po,kur ju thoshim ktine qe sot jan ne pushtet,por dhe atehere ishin sigjithmon,se hajde njerez ta ndihmoim luften,ti ndihmoim uck,se serbia nuk iken me konferencat e te premteve,kta ldk-kuc,neve na thonin po kush jeni ju,apo kush jan ata uck?dhe keshtu kta te ldk,kishte pas vete krejt popullin dele bagti,dhe besa dhe pseudointelektoalet titist,dhe ne krye e kshin”mesien,,e tyre me shallin rreth qafe.Politika e ldk,ka qen politika disfatiste dhe shkatruse,per vendin,dhe shum e perkrahur nga”miqte,,tan evroamerikan.Por,ama me,betejen e familjes te famshme jashari,me recaka,e izbica,me suhareka,berisha,me fashizmin e hapur te serbis,u trondit populli evropjan dhe pak ai amerikan,dhe politika e ktyre qe e benin me milloshin terhiq e mos keput,i coi ne turpin e tyre,o te bombardonin,o te kapitullonin para serbis,kjo mbare qe te kapitulloin par sllobes,kta evroamerikan u detyrun te benen ate qe bene dhe gjoje shpetuan nji popull,por ata spari shpetuan ftyren e vet.Por,me kosto shum te larte per popullin dhe vendin,pra po te njejten politik e njekin si,RUSET,pas luftes dyte botrore,ku ata i kishin ndihmue popujt e evropes lindore,polonon,shtetet baltike,cekosllovakin,hungarin,bullgarin,ju thonin ushtaret rus femrave dhe popujve ne ata vende.Ja,smo te,slobodni,ja te,jebne.Tani,kta evroamerikanet demokrat neve na thon:ne,ju kemi ndihmue dhe ju jeni te lir prej serbis,po ama ju duet te beni ne cfar ju themi,pra ne kemi interesat tona me serbin,dhe mes serbis ne nuk duam te prishemi me rusin sebepi juaj,pra mbyllne dhe veproni keshtu,serbet ne qeveri,ne parllament,me komuna sa te duan dhe me 100,njerez ata komun behen,pra ska gje qe nji ish minister i sllobes te behet kryeminister,duhet gjygji special te denohet uck,pra krejt kto i kemi ngase,te hujt na cliruandhe jo ne vet,tani per ish udheheqsit e luftes apo komandantet.Po,dhe kta u treguan te dobet moralishte ne politik,ne lufte po,dhe une jua ngre kapelen,hallall ju kofte,por ne politik te gjith deshtuan,te gjith shkelen,mby idealet dhe qellimet e luftes,te gjith e haruan gjakun e derdhur,i haruan shoket qe ju jan vrar para syve dhe kembeve te tyre,e haruan se spaku te benin,se nuk pajtohen me kto gjera dhe tu largoheshin nga ky llum politikte ruanin lavdin qe kishin,se ju e pate se populli nuk e deshti lftenpra as juve nuk ju don,u largoheshi si luftetar,dhe shikonit nga larg laviret politik,dhe ju dote kishit ma shum nder e respekt se tani,belem nga njerez si ne qe ju kemi perkrah e ndihmue dote ishit te respektuar.Po,tani u bete dhe ju si,ata te ldk,pra dhe ju,hyet ne grazhdin i njerzve te morines dhe milloshit,si tju mbrojm ne juve,po skemi si tju mbrojm se ju veten e futet me hajdutat,ju vodhet ma shum se tjeret ne emer te uck,ne emer te komandantllekut,ja pra qe nuk ju nxjer kush nga ajp gremin e turpit.Pra,nji popull qe e don jeten ma shumse lirin,ai popull eshte i destinuar te jet,robe dhe hizmeqar i padronit,ne kete rast evramerikanet jan padronet dhe zotrit,ne jemi hici,dhe ne hic,dote perfundoim.

  • Per,Feniksin.Plotsisht pajtohem me ti,mik.Po,mjershte nuk ka,idealiste ase ne shqiprin londineze,as ne kosoven.UNMIK-OLEX,or feniks gjali,kan vdekur idealistet,pushtetin e kan matrapazet,si gjithmon or feniks,pershendetje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *