QEVERISJE / Zv.kryeministri shkelësve të ligjit: Mos dalça në opozitë, pa jua tregoj unë!

redaktor

TIRANË, DIVJAKË, KARAVASTA – Në një episod të përsëritur proteste publike dhe neverie ndaj shkelësve të ligjit, zv.kryeministri i qeverisë shqiptare Vrion Erbaçe shigjetoi ditët e fundit një restorant të pacipë prodhimesh deti, që pavarësisht se nuk gatuante pula, e shiste pjatën sa frëngu pulën.

Zyrtari i lartë gjithashtu konstatoi se fatura që ofronte lokali në fjalë nuk ishte në formatin e kërkuar sipas ligjit, njoftuan burimet.

“Pse, s’e njoh unë levrekun? Kësaj i thonë të vjedhësh miletin, por edhe shtetin,” akuzoi Erbaçe duke e këshilluar pronarin të mos e bëjë më këtë marifet, se nuk ka lezet.

Nga ana tjetër, zv.kryeministri deklaroi se në një shtet normal, organet ligjzbatuese tatimore do ta kishin krehur me kohë këtë restorant dhe të ngjashëm me të.

“Ehhh, nuk ka shtet, jooo!” konkluzoi i zhgënjyer zv.kryeministri.

Edhe herë të tjera, njeriu i dytë në qeveri pas kryeministrit ka evidentuar me kurajo dhe guxim qytetar, shkelje ligjore, difekte dhe kundravajtje që në një shtet normal nuk do kishin bërë kurrë vaki. Në shënjestrën e tij janë vënë rrugë që ndërtohen dhe prishen menjëherë më pas, fatura të fryra kafenesh e restorantesh, por edhe ministra që vonohen në mbledhje, kryebashkiakë që nuk i dezinfektojnë rrugët me ujë të nxehtë dhe milva, mjekë që nuk e mbajnë maskën anti-covid siç duhet etj.

Sigurisht, marazi konkludues i ofiqarit të lartë është drejtuar ndaj faktit që këtu nuk ka shtet.

“Dikush duhet të ndërhyjë. Oooh si nuk kam një grusht të fuqishëm, malit që hesht mu në zemën me ja ngjesh!”, ka psherëtirë herë pas herë zv.kryeministri.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Erbaçe ka lënë të nënkuptohet se Shqipëria nuk bëhet mor vlla, me këta qeveritarë.

“Parkime dyshe në mes të rrugës, policë që kruajnë veshët, këmbësorë që ecin udhë e pa udhë, makina që futen me semaforë të kuq, biznese që fshehin xhirot… Këta duan mua në pushtet, që t’ua tund njëherë dhëmbët,” ka deklaruar jo pak herë zv.kryeqeveritari i zhgënjyer.

Gojët e Liga mësojnë se në rastin më të freskët, atë të levrekut, zv.kryeministri madje e ka kërcënuar pronarin se në qoftë se ndonjëherë do arrinte të dilte në opozitë, atëherë do t’ja tregonte ai sesi mund të shkelej ligji aq kollaj.

“Po s’ke faj, bëj qejf tani që i kam duart e lidhura e s’të bëj dot gjë,” deklaroi i trishtuar nga pafuqia insitucionale Vrion Erbaçe.

—–

Shënim/ Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-levrek, pro-sardele

Share This Article
27 Comments
      • Ok, fasule me mish vici pastaj burek dhe bakllava…se lodhet shume duke “kritikuar” Une te godas, te godas..thote por pastaj, cdo gje ngelet ashtu sic ishte, vaj me det, qet qet, deri sa ti ngrihen nervat :
        ” Mos dalca ne Opozite, pa ju a tregoj une!”

        ha ha ha sa qesharak ! cfare gjuhe qe perdorin si pulastrena 🙂 🙂 🙂

        • është satirë lali,satirë,nuk e ka thënë një gjë të tillë,se aq gomar nuk është!!
          ai është vetëm buçe,pra për të lehur,jo për të kafshuar!!

    • braçi i sotëm është po ai i djeshmi,vetëm se i ka dalë kallai!
      prandaj është shkruar sarkazma”po dola në opozitë do bëj namin”,se në pozitë e ka gojën plot,me mut,e nuk mund të flasë!!

  • Braçe dhe Grramozi (Rruçi ) janë dy uturakët më të qelbur në Partinë Socialiste !

    Zaten e gjithë kryesia e PS është është një qelbësirë , por , këta , bashkë me kryetarin janë top-ndyrësira !

  • More, kaq qef e paska Opoziten ky PiSanjosi i Ramutit?. Qenkan gojet e liga te Dites keto.
    Doemos, do bejne dhe pak kritike humoristike me shtetin

  • Ke harruar dy fiksimet e Braçes :

    Rripin e Lulit dhe Armnado Duken…I ka

    Eh mer Braçe, mos vdeksh kurre. Ja kalove dhe Shvejkut :

    “C’me duhet mua se c’them une .. C’me duhet mua qe jam zv.Kryeminister. .

  • Brace ne opozite ne 2013 – Kur te vijme ne pushtet, gjeja e pare do jete nje Ligj ku Borxhi Publik mos kaloje 60% (atehere ai Borxh ishte 62%)
    Pra dalja e Braces ne opozite do kishte shanse qe ky Borxh Publik katastrofe qe eshte aktualisht te mund ti vinte ne memorie serish.

  • Braqe mos rri ne opozite , pore dile ne pushtet se ta dha populli per here te tret.!
    Edhe ti ne se ankohesh medet halli.
    Ter pushteti eshte tek ty pore thuaj me mire se nuk e bej dote kete detyre dhe largohu sa nuk eshte vone.! Ka te tjer sa te duash PS-ja.!

  • Pytje e thjeshte pse shtove buxhetin per financimin e partive ne zgjedhje.Kush ta jep ty te drejten te futesh duart ne buxhet…..Me ca profesionin ke ne kete posit qe je ga…. kyeministri pi….mistrat…..non grada pa profesionin e duhur…..me te title drejtohet shtetit……kepucari duhet te ri te kepucet cdo person te perfaqesoj profesionin qe ka boll me domagogji…..e skandale por do jepni llogari ….mos blla blla pa lidhje …..eshte e thjeshte pozicioni qe ke me profesionin e perligj…..mos na beni te zgjuarin…

  • I sakte ky shkrim i gojes se lige te darden kartushes.

  • eshte sikur dikush te kishte shkruar mendimet e mi!!!

    Zv. Kryeministri ankohet per gjeraqe qeveria dhe organet ligjezatuese – qe qeveria kontrollon – duhet te kontrollojne.

    Kulmi i absurditetit!

  • O Zoti Erikn Brace nuk po i flas kryemi-
    nostril sepse e di dhe e njoh mire men-
    talitetin e tij lidhur me standartet e nje
    shoqerie ku sundon KAPITALI por ju si
    ekonomist qe jeni :A i ke parasysh dife-
    rencat skandaloze qe eksistojne ne
    shoqerine tone ku 90 % jane te hedhur
    ne gropen e skamjes pa kthim ndersa
    nje grup gangesteresh qe kane kaput
    pushtetin e KAPITALIT, si LLOJI i Sej-
    kos, (para tij monstra Fullani) notojne
    ne nje Luks marramendes apo ajo fare
    Ballanca e mbytur ne miliona EURO gjoja te mbeshtetura jo ne ligj por ne
    Maliq po i thithin si shushunja gjakun e
    nje populli tej cdo perceptimi njerezor !
    Te tille jane edhe SPAK-llijt qe vetem
    “ngrohin veze” duke bere ndonje tribù-
    lacion alla kinezce vetem kur zonje KIM
    i kap per veshi per te mos thene ate se
    ku i kap dhe nga falja e pasurise ne LLALLES ne sekuetrimin e pasurise se
    ketij dallaverexhiu me pushtet vetem atehere kur Zonja e nderuar KIM ia vuri
    kembet ne nje kepuce dallaverexhiut tjeter ne krye te SPAK-ut opportunistin
    “for excellence” me mbiemrin KRAJA qe kerkon t’i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve pa e kom-
    prometuar veten ! Tash ky bribon qe kryeson aktualisht kryeson SPAKU-n
    sikur te mos I dije bemat dhe gjemat
    e Sali Monstres se Vicidolit pret qe t’i
    vije “Dosja nga Amerika” qe te nderna-
    rrin veprime te metejshme ndaj krye-
    kriminelit e kryemafiozit shqiptar te te
    gjitha kohrave Perbindeshit te Vicidolit
    qe vrau, vodhi, shiti e shkaterroi Shqi
    perine …..! Dhe tash zoterinjt PONS PI-
    LATER qe kane zene kolktuqet e SPAK-ut fermojne e lajne duart me DO-
    SJET E PESHKAQENEVE te kupoles
    politike shqiptare, binomit Berisha-Meta
    qe per popullin shqiptare s’jane gje tje-
    ter vecse Vellezerit Siamese qe nuk i
    “ndajne” as kirirget me te mire te botes !
    Vete Saliu si kirurg jo se jo sepse gjithe-
    mone ne profession ka qene medioker
    prandaj gjeti rrugen e shpetimit duke iu
    versulur politikes per te zezen e Kombit
    shqiptar !
    Zonja e nderuar KIM, ambasadore e shkelqyer e aletatit tone te madh, te pa-
    zevendesueshem, SHBA mos i besoni
    aq shume perfaqesuesve te SPAK-ut
    sepse te gjithe ata jane “brumi i Sali Berishes dhe Ilir Metes ! Ata I nenshtro
    hen “parimiit Kanunor te BESES dhe
    i bejne llogarite “nga te fryje era” , nuk
    kane as parime dhe as ligje ! Jane tmerresisht hileqare ! Nuk ihilist por po
    shoh se si po veprojne, marrin rroga aq
    te majme nga shtetl dhe naten ne erre-
    sire marrin SMS urdheruese te Saliut dhe te Metes….! Ata nuk meritojne as-
    nje “grosh” nga taksapaguesit shqiptare
    dhe as nga subversionuesit nderkom-
    betar ! Kaq kisha ——-Zoti Brace dhe
    zonja KIM…..!
    Shenim: I kam nderlidhur keto dy figura
    sepse : KAPITALI eshte PARA-MALL
    dhe viceversa: Malli i takon zotit ZV. KM
    dhe para-ja , Zonjes KIM ….,!

  • Ti do mbyllur ne nje kafaz te kopshtit zodhogjik te tiranes, ti je plehezimi i politikes antagoniste shqiptare, hiqesh i ndershem pore je blozi sikurse te tjeret, na shet dhe dengla, nese e din qe ka korrupsion dhe hesht, je i peshtire, je i pa ftyre dhe njesoj si ta edhe ti atje ku je si perfaqesues i fukarenjeve qe ti tallesh me keto deklerata. turp

  • Në fakt z. Braçe është politikani më i ndershëm që ka Shqipëria. Problemi qëndron në kulturën që është mbjellë gjatë këtyre 30 viteve « demokraci ». Hajduti thotë kapeni hajdutin! Krimineli thotë kapeni kriminelin! Drogaxhiu thotë kapeni drogaxhiun! Shpifësi thotë kapeni shpifësin! Kurvari thotë kapeni kurvarin! Dhe kështu mund të vazhdohet pafund. Kush është fajtori i këtij degradimi moral i shoqërisë shqiptare? Natyrisht e gjithë klasa politike dhe media shqiptare. Por, në veçanti PD-istat e Berishës dhe fshatarët lezhianë si Frangaj dhe Lesi, por edhe të tjerët, që kujtojnë që paratë që kanë bërë me paloçëllëqe do t’i marrin në varr. Mallkuar qofshin kërmat « demokrat » dhe në rast se vërtetë ka Zot, i dërgoftë në ferr, sepse e kanë mbushur kupën!

  • Kur një zëvëndës kryeministër konstaton një të vërtetë që çdo shqiptar e di është një nonsens. Kjo që Braçës i ka ndodhë,nuk i ka ndodhë në ndonjë vend “terra incongnita”, por pikërisht në vendin të cilin e udhëheq ai. Mos dhkruaj në gazeta z.kryeministër,mos përrallis,por Vepro,në dorë ke ligjin,në forë ke instrumentet e të venit rregull në këtë dhtet që naropi dhe po na rjep çdo ditë e më shumë

  • Ky zv-krye/kacidhjar, shkelesve te ligjit, e pakta, pasi u hengri munë realisht, u dhuron nga nje skicë virtualisht.

    Ky zv-kanakar pasi iu ngjit Timonierit si m*ti pas kepuce, shikon endrra me sy hapur qe do bej namin si sherif; dhe ne fund endrrat i ben realitet me librin e tij te preferuar: Vrasja e 1 Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *