Qiellgërvishtësi “horizontal”, një mrekulli e arkitekturës

Elena Tase

Një kompleks godinash që në total zënë një sipërfaqe prej 1,12 milionë metrash katrorë është pranë Chongqing në Kinë, është drejt përfundimit.

I ideuar nga arkitekti Moshe Safdie, kompleksi është i përbërë nga tetë kulla gjigante që lidhen me një urë mes tyre, një dizajn që i ka dhënë edhe sinonimin “qiellgërvishtësi horizontal”.

Ura 250 metra e gjatë, e quajtur Kristal, mendohet se është një ndër më të lartat në botë. Në brendësi të saj është projektuar një pishinë, kopsht botanik dhe disa restorante, ndërsa në mbrëmje do të ndriçojë qiellin përmes spektaklit të dritave.

Gjithashtu aty do të vendosen një qendër tregtare, 1400 apartamente banimi, një hotel luksoz dhe hapësira pa fund për zyra dhe biznese. Kosto e ndërtimit të kësaj mrekullie numëron 3,8 miliardë dollarë, por sipas ekspertëve, sapo të hapet këtë vit, nuk do të kalojë shumë kohë që investimi të kthehet në fitim.

e.t./dita

 

Share This Article
1 Comment
  • MOS MORE,

    sepse:

    Sapo ta shohe do te dale nga brima e miut Lali Eri, bedeli i Edvin Droges dhe do te detyroje Bashkim Ulajn dhe Fushat e tij per ta ndertuar kete mrekulli te arkitektures Boterore mbi Lane,

    dhe:

    NUK DO TE KETE DOPOLAVORO FASHISTE QE TA NDALOJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *