“Le Village Royal”, rruga e famshme në Paris, e njohur në mbarë botën për butikët e shtrenjtë dhe kafenetë romantikë është bërë qendra e një instalacioni të njohur si “Umbrella Sky”, vepër e Patricia Cunha.
Instalacioni përbëhet nga 800 çadra të dhe ka formuar një “strehë” për këmbësorët me ngjyra nga më të ndryshmet. Kjo, si për të pritur ditët e para të pranverës, duke krijuar një atmosferë plot gëzim dhe energji.
Projekti “Umbrella Sky”, e ka nisur rrugëtimin në Portugali, në qytetin e vogël të Águeda, si një qasje artistike për të rritur numrin e turistëve në qytetin e izoluar.
Me kalimin e kohës, mjaft qytete në mbarë botën e adhuruan qiellin e çadrave dhe e bënë pjesë të rrugëve të tyre.
I vendosur në zemër të Parisit, “Le Village Royal” u rinovua në vitin 1992 me një qëllim të vetëm, të shfaqte dhe simbolizonte elegancën pariziane.

j.l./ dita
