Dy shkresa nga korriku i 1997-s kur Berisha po linte zyrat e Presidencës
Këto ditë janë botuar në media disa vëzhgime në godinën e Kryeministrisë. shkruhet se janë shtuar ditët e fundit hyrje-daljet e makinave që transportojnë sende dhe materiale shkresore. Disa thonë që po çohen tek godina e PD-së, disa të tjerë, që nuk dihet se ku përfundojnë. Dokumentet që janë duke dalë nga kryeministria kanë të bëjnë me gropën financiare që paralajmëron mazhoranca e re? Ndoshta. Por çfarë po del tjetër nga Kryeministria? Në një këndvështrim është qesharake ta mendosh, sepse bëhet fjalë për një kryeministër dhe një kabinet qeveritar që akuzohet për vrasje dhe vjedhje të pasurive kombëtare në shifra të mëdha. T’u përmendësh qilima apo dhurata është fare pak e rëndësishme. Por gjithsesi, nga këndvështrimi informativ është interesante t’u hedhim një sy këtyre dy dokumentave që DITA posedon dhe që i përkasin muajit të 97-s kur Berisha la presidencën i detyruar nga revoltat e shtrira në gjithë vendin.
Një qilim peshqesh për Presidentin
Në një urdhëresë nga Kabineti i Presidentit të Republikës, drejtuar Degës së Financës, Magazinës këtu (domethënë në Presidencë) që mban datën 16.7.1997, firmosur nga shefi i Protokollit Maxhun Peka thuhet fjalë për fjalë: “Nga Arabia Saudite Presidentit të Republikës i ka ardhur peshqesh një qilim i cili ka qenë në ruajtje në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë. Me porosi të Presidentit qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë selisë demokratike Tiranë.”

daljen e qilimit nga Presidenca.
Vjedhjet në zyrat e Presidencës
Po nga Kabineti i Presidentit, në një informacion drejtuar Drejtorisë së Gardës së Republikës, që mban datën 22.7.1997, firmosur po nga Shefi i Protokollit Maxhun Peka, thuhet: “Gjatë dy javëve të fundit pranë aparatit të Presidencës janë konstatuar disa vjedhje në ambientet tona. Në dhomën e pushimit të oficerave kanë hequr kondicionerin si dhe orën e murit.Gjatë ditës së shtunë dhe të dielë të dates 20-21/7/97 janë vjedhur 5 copë tavolina mesi të mëdha një tavolinë është marrë para një muaji. Në tarracë janë marrë dy kamera përgjimi dhe koka e saçit të antenës. Lutemi të merren masa urgjente nga ana e juaj për të gjetur shkaktarët e këtyre vjedhjeve nga punonjësit e gardës dhe të vihen para përgjegjësisë punonjësit tuaj për gatishmërinë dhe ruajtjen e ambienteve tona”. Shkresa më diskredituese për institucionin e Presidencës ‘97 nuk gjen dot. Vëreni faksimiletdhe do të kuptoni shpejtësinë me të cilën është formuluar ajo shkresë, vetëm një ditë pasi Berisha të ikte nga zyra ku do të hynte Presidenti Rexhep Meidani. Nuk po marrim anën drejtshkrimore të tyre. Duket sikur janë hartuar nga një analfabet funksional. Edhe logjika e formulimit është qesharake.

vjedhjet në ditët e fundit të Berishës si President

Une e kam denoncu qe ate dite vjedhjet qe jane ba ne Presidence me urdher te Sali Berishes. Me nje ton urrejtje urdheroi oficerin qe te gjitha gjerat e vlefshme te paketohen e ngarkohen ne kamion per tu cue tek selia e PD. Maxhun Peka per keto duhet vene para pegjegjesise e ka per ti tregu te gjitha me hollsi. Sali Berisha eshte krye Hajduti e krye Banditi qe vodhi te gjithe Shqiperine me ndihmen e Budigardeve nga Tropoja.
Po mire çfar prisni, n q s keto jane fakte pse s’veprohet, apo prisni te vras veten ky kriminel, garanti nuk ja drejton vetes ky vampiri, por pozites se ardhshme po nuk e nxorri para drejtesise d m th varje per gjuhe.
Na lodhet me denoncime boshe. Ja pra ku qenkan faktet. Keto per mua jane baras me kafet per te cilat u denua Nexhmia, po te kesh parasysh se ç’ kane bere keto banda qe u mbeti shteti i bukur shqiptar per ta drejtuar. Boll me me fjale boshe. Boll me me konferenca shtypi. Te veproje ligji.
o zot a ka gjw me qesharake dhe trashanike se sa kjo. ju talleni seriozisht me fanatiket tuaj.po ku ka nevoj nje kryeminister *8 vite ne pushet per nje qilim per nje kondicioner. o zot sa te trashe jeni. Ai eshte miliarder.
tradita , dukesh qe je fukara , perndryshe duhej ta dije se miliarder eshte ai qe nuk le t’i shpetoje nga dora asnje qindarke….
sali berisha mund te jete miliarder po eshte dhe legen njekohesisht
Nuk besoj se nje njeri me kete detyre te kthehet ne nje njeri hajdut ordiner Eshte per te ardhur
keq kush na ka drejtuar Me kujtohet dikush nuk po e permend emrin shkoi nje dite ne shtepine e pushimit ne Durres (ushtrise ) dhe i thoshte drejtorit ma hiq nje kondicioner ta fus ne makine Kjo histori tregohej ne rrethet tona shoqerore si dicka jo e kendshme Por kur kjo ndodh ne sfera kaq te larta nuk mund ti vesh asnje emer Eshte per te ardhur vertet keq me mire po e mbyll.
PSE NUK VEPRONI POR VAZHDONI TE JENI LLAPAQENE?
o tradit o tradit ,ti je hale per me dhit
o kafshe flitet per vitin ’97 apo atehere ke qene ne “vend” tjeter
ky ishte monstra qe shqiptaret e mbajten per 23 vjet
presidenti merret me nje qilim
Albanistani im i dashur
Krimineli sado makina te nxjerri me shkresa dhe materiale nga Kryeministriaper te shpetuar bythen, kjo tregon panikunqe eka kapur kete hale publike,sikur te gjitha dokumentat ti zhduki vetem me filmimet e TV ate plas ne burg. Ky hadut e kriminel me gjithe bashkepunetoret e tij do ti tregojne LIVE , vete me gojen e tyre te gjitha felliqesirat qe u kane bere shqipetareve brenda dhe jashte atdheut. Ta marrin veshe edhe Demokratet e ndershem n.q.s. ka ngelur ndonje, kush eshte lideri HISTERIK i tyre. Nje paloca dhe ordiner, ai edhe burgun e ndyn, por do vendosur me bythe ne ndonje hu me maje te mprehte deri sa ti dali tek goja e qelbur.