Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Pasuritë e grabitura qytetarëve nga llallëria dhe korporata kriminale Gjin Gjoni, janë në proporcion të drejtë me kriminalizimin e shtetit të shqiptarëve, prej kësaj kaste malinje, gardiane e paepur e sistemit kriminal të pas ‘90-ës. Zhdukja me themel e kësaj kaste është një qilizmë e domosdoshme për shpëtimin e shtetit dhe themelimin nga e para të drejtësisë, në funksion dhe garanci vetëm të së drejtës.
Nuk e di se çfarë ka për t’u çuditur Tomasova apo kolegët e saj ambasadorë, që deri dje nuk shihnin e kuptonin asgjë. “Gomarin e nxjerr i zoti nga balta”, është një thënie e mençur e popullit tonë. Kështu që “sëkëlldia” e Tomasovës ka vetëm zgjidhje vullnetin e shqiptarëve, për ngritjen me dinjitet në këmbë të shtetit të tyre. Tung!
