Në një mbledhje pasditen e sotme në prefekturën e Shkodrës me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile, kryeministri Berisha tha: “Javën që vjen qeveria do të mblidhet për të përcaktuar parimet mbi të cilat do të dëmshpërblehen qindarkë më qindarkë familjet e dëmtuara nga kjo situatë… U përgëzoj për punen e madhe që keni bërë, autoritetet, deputetët, zonjen Topalli, të gjithë qytetarët që e kanë përballuar këtë fatkeqësi me një dinjitet epik dhe kryetarët e Komunave të cilët e kanë patur më të vështirë se të gjithë të tjerët”, theksoi Berisha. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se sipërfaqja e përmbytur është ngushtuar me një mijë hektarë të tjerë në 24 orët e fundit“… etj
Pjesa më sipër është marrë nga një kronikë e BalkanËeb dhe Neës 24 e 17 janarit 2010 kur Shkodra dhe zona të tjera ishin nën ujë. Qeveria u akuzua se shkaktoi katastrofën me marifetet në lejimin e niveleve kritike në digat e HEC-eve për të maksimalizuar shitjet e energjisë e më pas u shtrengua të hapte portat duke ua lëshuar ujin banorëve. Akuzat u harruan, por u harruan ndoshta edhe premtimet për dëmshpërblim “qindarkë më qindarkë”. Po vjen janari 2013. Kanë kaluar 3 vjet. A janë marrë ato para? Përgjigjen e jep një ekspert i bujqësisë, Andrea Muço në një shkrim botuar në Gazeta Shqiptare për situatën me digat dhe bujqësinë.
Shkruan Muço: Demet e shkaktuara nga permbytjet e 2010 ne Shkoder, ne forme te permbledhur, te dhenat jane si me poshte: Totali 39 Milion USD (kostot e demeve te ndertesave, shtepi banimi, 12 Milion USD – Kostot ne pronat private 18 Milion USD – Kostot e nderhyrjeve emergjente te qeverise 9 Milion USD) – Keto permbytje jane shtrire ne nje siperfaqe prej 12 000 ha, pra me nje kosto prej 3250 USD/ha. – Aktualisht perveç kostove te nderhyrjeve emergjente te qeverise (rreth 9 milion USD), te perballuara nga fondi i kontigjences te Keshillit te Ministrave, te gjithe koston tjeter prej rreth 30 milion USD, Qeveria e ka hequr nga vetja e saj dhe ja ka kaluar si detyrim KESH-it, i cili nga ana e tij ka arritur te beje nje likujdim ne nje mase rreth 5 milion USD, ndersa pjesa tjeter prej 25 milion USD, ngelet detyrim per t’u shlyer ndaj fermereve dhe banoreve te zones”.
Berisha në 8 shtator 2010 në mbledhjen e qeverisë:
100 vjetori duhet ta gjejë këtë republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës e të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë ndërtimin e parlamentit. Në 100 vjetorin e pavarësisë kryeqyteti do ketë një nga stadiumet më moderne…
Berisha në 24 tetor 2010 në mbledhjen e grupit të PD:
Parlamenti i ri tek zona e Piramidës… Fati ja dha që terreni të jetë aty ku e meriton. Nuk mundet që në mes të Tiranës të nxijë piramida e ndërtuar për të përjetësuar kujtimin e diktatorit më të egër të evropës së pasluftës… Mund të kishte edhe shesh tjetër për ta ndërtuar por mendoj se vendi më ideal për ndërtimin e tij është ajo që ka propozuar grupi i deputetëve dhe ajo që u vendos në parlament.. Komiteti do ngrihet sa më shpejt, ajo do të jetë ndërtesa më dinjitoze e kryeqytetit. Një konkurs nderkombëtar me studiot me seriozë të botës, qeveria do te mobilizoje cdo gjë… Parlamenti do te jete i gjithe shqiptareve, nje nga ndertesat me moderne te kryeqytetit, ta inagurojme ne nderim te 100 Vjetorit te Pavaresise se vendit, ne nderim dhe respekt te atyre burrave qe ne koherat me te veshtira… etj
Berisha në 30 gusht 2011 në mbledhjen e qeverisë:
…Spaçi do të rindërtohet, të simbolizojë që të gjithë egërsinë e diktaturës. Ne nuk mund të shkojmë drejt 100 vjetorit pa ridimensionuar, sic ishte historia jonë, pa qëllime hakmarrëse. Në Shqipëri nuk pati hakmarrje. Ju e shihni Çian Çini shqiptar jep intervista kundër qeverisë. Kjo është e vërteta. Nuk ka patur dhe nuk ka këtu tendenca, por kujtesa kombëtare është e domosdoshme…
Berisha në 10 shkurt 2010 në mbledhjen e qeverisë:
Grupi përkatës i punës do të merret edhe me ngritjen e një muzeu për të paraqitur dhe njohur qytetarët shqiptarë dhe të huaj me jetën e nënë Terezës. Predominon mendimi se nuk bëhet fjalë për një vepër gjigante, por një muze që të shprehë gjithë dhuntitë e saj.. Hapësira mes Rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik në krye të bulevardit kryesor të Tiranës, përbën një hapësirë shumë të goditur me përmasat e sheshit për të ndërtuar muzeun e Nënë Terezës. Ky do të jetë Viti i Nënë Terezës, në kuadrin e 100-vjetorit.. etj
Berisha në mars 2012 para mediave:
Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit, Azem Hajdari, në parkun midis godinës së Kryeministrisë dhe lumit Lana, me shikim nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Busti i Pjetër Arbnorit, i Azem Hajdarit, Obelisku… etj
Berisha, 5 shkurt 2012 në mbledhje qeverie:
Duhet që të kontraktohet një superstar i muzikës. Cili ose cila është do ta zgjidhni vetë, por natyrisht duhet të jetë ai ose ajo që e duan shqiptarët.. Rihana, Lady Gaga, Shakira. Superstarët duhet të sillen, duhet të bëhet një aktivitet i fuqishëm. Mund të zgjidhet një qytet, si Durrësi apo Vlora, por duhet një eveniment i tillë për 100 vjetorin… etj
Në foto: Banor i lagjes Livadhet në Shkoder, duke hyrë në shtëpi nga veranda pasi ka ecur me varke neper rruget e permbytura. (LSA Arkive)