Qindra gjoba nga policia për drejtuesit e mjeteve pa zinxhirë

time

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pas thirrjes që Policia e Shtetit bëri për të gjithë përdoruesit e rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa nga Policia Rrugore e Tiranës, si rezultat i mbajtjes nën kontroll të rrugëve urbane e interurbane, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje rrugore, pasi një drejtues mjeti udhëtonte në sens të kundërt në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *