Qindra të evakuuar nga vullkani Colima në Meksikë

redaktor

Qindra persona janë evakuuar nga fshatrat përreth një vullkani në perëndim të Meksikës, pasi ekziston frika se ai mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Hiri nga vullkani Colima ka bërë që aeroporti i zonës të mbyllet. Ministri i Brendshëm i Meksikës ka thënë që shenjat janë që ky vullkan të shpërthejë si në vitin e largët 1913.

“Komunitetet në rrezen e 12 kilometrave janë të vogla, nuk i kalojnë më shumë se 800 banorë. Janë evakuuar të gjithë”, tha koordinatori i mbrojtjes së civilëve, Luis Felipe Puente.

Fshati i Yerbabuena-s, në rrëzë të malit, është i mbuluar me 5 cm hi dhe shiu e ka përkeqësuar situatën.

Vullkani Colima njihet në Meksikë edhe si Vullkani i Zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *