Qindra të vrarë në Aleppo nga aksionet e qeverisë

Saimir Lleshi

Ajo që po ndodh në Aleppo të Sirisë është thuajse një masakër e vërtetë. Deri më tani ka arritur në 500 numri i të vrarëve.

Aksionet e ditëve të fundit të qeverisë siriane të mbështetura nga avionë rusë kanë sjellë qindra viktima, e mijëra të larguar.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, i cili monitoron luftën në Siri, ka thënë se kjo shifër përfshin së paku 100 civilë.

Agjencia Reuters, e cila transmeton lajmin, thotë se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën.

Të martën, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se 300,000 njerëz mund të mbeten pa ndihma ushqimore, nëse forcat e Qeverisë siriane rrethojnë pjesët e kontrolluara nga rebelët në qytetin Alepo.

Kombet e Bashkuara po ashtu i kanë bërë thirrje Turqisë që të lejojë brenda territorit të saj rreth 30,000 njerëz që janë grumbulluar në kufi, pasi kanë ikur nga luftimet. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *