QKB, reduktohet në dy ditë licensa

Elton Tafaruci

Biznesit tashmë do t’i duhen dy ditë për të marrë leje apo licencë për zhvillimin e aktivitetit. Qendra Kombëtare e Biznesit informoi se ka reduktuar me 2 ditë pune afatin e shqyrtimit të aplikimeve për licenca/leje.

“Afati i vendimmarrjes për licencat e grupit të dytë reduktohet nga 4 ditë në 2 ditë pune. Po afati për vlerësimin e përmbushjes së kritereve në kompetencë të QKB-së reduktohet nga 4 ditë pune në 2 ditë pune”, bënë të ditur burimet zyrtare të QKB-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *