Subjektet të cilët kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 31.07.2019, (ora 23:59) dhe janë pajisur me një numër aplikimi, por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare, nuk do i aplikohet kundërvajtje administrative.
Kjo u rikonfirmua nga Drejtori i Drejtorisë së Kërkimit dhe Udhëheqjes Metodologjike Flogers Broqi.
Në një dalje për mediat, Broqi tha se të gjithë subjektet që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmendur duhet të përfundojnë aplikimin e nisur edhe pas datës 31.07.2019, dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018 deri në datën 30.09.2019.
Ndërsa për subjektet që nuk kanë tentuar të aplikojnë për depozitimin e pasqyrave financiare deri në afatin e fundit të parashikuar me ligj , do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të legjislacionit në fuqi.
e.ll./dita
