QKR: Ja e vërteta e lëvizjeve të 39 milionë eurove të Beketit

Dita

QKR-ja ka regjistruar sot vendimin e Gjykatës për masën e sekuestrimit të disa prej kompanive të sipërmarrësit italian Fraçesko Beketi, që vepron në Shqipëri. Në çështjen: CN-085870-06-15, shkruhet se arsyet e hapjes se çeshtjes janë: “Depozitimi i Shkresës Nr.8833 Prot (a.s), datë 9.6.2015, dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë, për dërgimin e Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.768 të datës 5.6.2015 për sekuestrimin e sendeve të luajtëshme dhe të paluajtëshme të shoqërive “Energji” shpk, shoqërinë “400”KW, shoqërinë “Fuqi” shpk, “Cable System” shpk dhe shoqërinë dhe shoqërinë “Agon Set” shpk, në raport me kuotat që zotërojnë shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis, Erjona Troplini.

Depozitimi i Urdhërit Për Ekzekutimin e Vendimit për Caktimin e Masës së Sigurimit, datë 8.6.2014. Depozitimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 768 AKTI, datë 5.6.2015, ku është vendosur: Pranimin e kërkesës.

Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtëshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” shpk, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KW”, Shoqërinë “Fuqi” dhe Shoqërinë “Agonset”, deri në shumat 39.001.863 euro dhe 770.423.159 lekë, qe shoqëria “Energji” ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KW”, Shoqëria “Fuqi” dhe Shoqëria “Agonset” lidhur me proçedimin penal me Nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Për ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të seuestrohen, ngarkohen administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara” – shkruhej në vendimin e Gjykatës, të regjistruar në QKR.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *