QKR sqaron dorëzimin online të bilanceve të biznesit

Dita

31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të pasqyrave financiare, raporteve të auditit dhe ecurisë së veprimtarisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Për këtë qëllim QKR ka njoftuar se si do të bëhet proceduar online, duke i lehtësuar bizneset nga radha që krijohej më parë gjithnjë në mes të verës, me bizneset që nxitonin të dorëzonin fizikisht dokumentet e kërkuara.

Sipas QKR, detyrimin për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet me një xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë, të cilët duhet të depozitojnë. Kjo kategori biznesi duhet të depozitojë; pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF; raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme) si dhe vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore).

Si dorëzohen dokumentet QKR sqaron se depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar www.e-albania.al duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit dhe nuk do të pranohen aplikime në sportele. Kështu formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF. Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Më pas kryhet logimi në portalin qeveritar e-albania.al duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *